• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mielli që dëmton shtatzaninë/ AKU: Kallëzim penal për dy importuesit e mëdhenj shqiptarë!

by A R
14/05/2018 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali për cilësinë e miellit vijon tanimë me prova konkrete. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kallëzuar në Prokurori dy prej kompanive më të mëdha importuese të miellit në vend, “Vëllezërit Hallaçi” dhe “Besniku sh.p.k” të cilat kanë deklaruar shifra të gabuara të nivelit të proteinave.

Ky kallëzim në prokurori vjen pasi AKU ka ushtruar kontrolle zyrtare intensifikuese mbi monitorimin e këtyre Operatorëve me aktivitet ekonomik “Prodhim, përpunim, ambalazhim e fabrikim i miellrave të llojeve të ndryshme, tregtim me shumicë e pakicë i tyre, import-eksport i tyre”, të cilat produktin “Grurë” dhe produktin “Miell” e importojnë nga vendet e tjera, kryesisht nga vend-origjina (Rusia, Serbia, Italia etj…) duke i sjellë këto produkte ushqimore në territorin Shqiptar, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar ose në mënyrë të jashtëligjshme.

Në kallëzimin e dorëzuar në prokurori, AKU thotë se:

Gjatë inspektimit u konstatua se ka një mospërputhje të madhe në lidhje me deklarimin e % së proteinës së miellit të grurit në dokumentacion shoqërues doganor si dhe në etiketën e produktit të paketuar, me rezultatet e analizave laboratorike që kanë rezultuar gjatë analizimeve të bëra nga speacialistët e laboratorit.

AKU në kallëzim thekson se:

Të dyja kompanitë Vëllezri Hallacci dhe Besniku sh.p.k kanë bërë importimin e produkteve të miellit të Grurit nga Shteti i Kosovës, nëpërmjet deklarimit të rremë në pikat kufitare në lidhje me cilësinë e produktit të miellit të grurit, duke e futur këtë produkt në territorin shqiptar jo me cilësinë e duhur së pasqyruar në dokumentacion doganor dhe në etiketën e produktit.

Por, çfarë dëmesh shkakton te konsumatori konsumimi i këtij lloji mielli?!

Në kallëzimin e AKU që disponon Report TV njoftohet se pamjaftueshmëria e proteinave në organizëm sjell pasoja të rënda edhe për kategoritë e veçantë të konsumatorëve siç janë fëmijët dhe gratë shtatzëna.
Mungesat proteinike ndikojnë më shumë në rritjen e fëmijëve, duke qenë se kjo është periudha më vendimtare ku dhe nevojat për proteina janë më të larta. Gjatë periudhës së shtatzënisë, marrja e pakët e proteinave nga nëna ndikon negativisht në zhvillimin e fetusit.
Marre nga: http://shqiptarja.com/lajm/ekskluzivedokumenti-skandali-me-cilesine-e-miellit-aku-kallezon-dy-importuesit-e-medhenj
ma.me

 

Next Post
Trump kërcënon dhe partnerët evropianë: Jo tregti me Iranin ose…

Trump kërcënon dhe partnerët evropianë: Jo tregti me Iranin ose...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com