Zonja e Parë Michelle Obama përgatitet për të festuar Krishtlindjen e fundit. Ajo do ta kalojë festën me familjen e saj në Shtëpinë e Bardhë dhe sot ka marrë pemën e Krishtlindjeve, kësaj radhe të lartë prej 5.5 metra nga Wisconsin.
Ajo e priti pemën me dy nipërit e tij, pasi të dyja vajzat nuk ishin në shtëpi, ndërkohë që deklaroi se ishte shumë e emocionuar para festës.
“Pushimet e Krishtlindjeve filluan. Ne jemi të gatshëm, pasi janë Krishtlindjet tona të fundit, e ne jemi të ngazëllyer për këtë,” tha Michelle Obama dhe përshëndeti çiftin Dave dhe Mary Vander Velden, pronarët e fermës në shtetin e Wisconsin, që ia dhuruan.
Vander Velde fitoi konkursin vjetor të furnizuesit zyrtar për pemët e Krishtlindjeve për Shtëpinë e Bardhë, përgatiti BETA. (b.an)