• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Michel në Shkup: Nëse pranoni propozimin francez, negociatat me BE-në hapen automatikisht. Si mik…!

by Java News
05/07/2022 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maqedonia e Veriut duhet ta pranojë propozimin francez sa më shpejtë. Ky ishte mesazhi i presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë vizitës së tij në Shkup. Zyrtari i Brukselit nënvizoi se nëse qeveria e udhëhequr nga Dimitar Kovacevski i thotë po propozimit, negociatat do të hapen në mënyrë automatike.

“Për  mendimin tim Maqedonia e Veriut duhet të ishte anëtarësuar që prej vitit 2020 kur vendosëm që Shkupi dhe Tirana e kanë vendin në BE. Një gjë e tillë nuk u arrit por në dhamë një zgjidhje. Nëse ju pranoni këtë propozim , pas pak ditësh do të organizojmë një takim që të miratojmë automatikisht këtë vendim.

Në mënyrë automatike do të hapen negociatat. Si mik dua t’ju them se kjo mundësi është shumë e rëndësishme për ta humbur”, tha ai.

 Ne  mbështetje të propozimit francez doli dhe kryeministri Kovacevski, i cili ritheksoi se gjuha edhe identiteti nuk preken.

“Propozimi i Bashkimit Evropian që na ka ardhur neve, i plotëson të gjitha kërkesat tona. Ky propozim është një bazë e mirë për të realizuar dicka që kemi pritur këtu e 17 vite që kur ne miorem satusin për kandidat për në BE.

Gjuha jonë ështe e qartë dhe është e njëjta me të gjithë gjuhët e tjera pa asnjë shënim apo pikësim. Ky propozim mbron historinë tonë. Nëse e parnojmë këtë do të zhvillohet seanca e parë ndërqeveritare”, tha ai.

Disa ditë më parë ishte parlamenti bullgar që miratoi propozimin  francez duke  hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut që kishte vendosur për çështjet e hstorisë dhe gjuhës.

Kovaçevski takon Michel: Maqedonia ndodhet në momente vendimtare

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është takuar sot me Kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Kryeministri Kovaçevski dhe Kryetari i Këshillit Evropian Michel, potencuan se propozimi evropian për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut i përfshin të gjitha pozicionet dhe vërejtjet dhe se bisedimet mund të fillojnë menjëherë pas miratimit të të njëjtit.

Të dy palët theksuan se propozimi parasheh gjuhë të pastër maqedone, të barabartë me gjuhët e tjera të vendeve anëtare të BE-së.

Në takim nga ana e Kryetarit të Këshillit Evropian edhe njëherë u përforcua mbështetja dhe angazhimi i Bashkimit Evropian për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se këto janë momente kyçe për avancimin e shtetit tonë në aspekt ekonomik, politik dhe në aspekt sociologjik.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se mbështetja e Bashkimit Evropian në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut është e një rëndësie të veçantë për shtetin në përmbushjen e qëllimit themelor strategjik, përkatësisht anëtarësimit të plotë në BE.

Kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se ditët e kaluara propozimi i Presidencës franceze është diskutuar në takime konsultative me liderët e koalicionit qeveritar, me korin diplomatik, sektorin civil, me përfaqësues të opinionit ekspert dhe mediave, si dhe me partitë opozitare./m.j

Next Post
Vrau dy turistët çekë në vitin 2015, gjykata merr vendimin për Sokol Mjacaj

Vrau dy turistët çekë në vitin 2015, gjykata merr vendimin për Sokol Mjacaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In