Michael Jordan nuk heq dorë, dëshiron ta shesë me çdo kusht supervilën që ka në Çikago. Tre vjet më parë kushtonte 29 milionë, sot është në shitje për 15 milionë dollarë, por edhe me dedikim: i gjithë koleksioni i Air Jordan i personalizuar si dhuratë për blerësin.
Në listën e mrekullive të Jordanit është palestra me të gjithë aksesorët e duhur, fusha e basketbollit, kinemaja, kantina e madhe, sallat e relaksit, fusha golfi, pishinat, disa kopshte, të gjitha në pronën 5202 metra katrorë, që ka nëntë dhoma gjumi e 15 banjo.
Në kangjellat e portës së jashtme qëndron akoma një 23 gjigant, numri i fanellës kur luante me Chicago Bulls.