Sharon Stone ka rrëfyer detaje nga karriera dhe jeta e saj personale në Festivalin e Filmit në Zvicër. Aktorja zbuloi disa nga vështirësitë me të cilat u përball si grua në Hollywood, ndërsa shtoi se është përballur dhe me presionin për të ndryshuar pamjen e saj.
Stone tregoi se kur mësoi se Michael Douglas mori 14 milionë dollarë për “Basic Instinct”, ajo kërkoi të paguhej njësoj me bashkë-yjet e saj meshkuj dhe më vonë, por shtoi se u përball me një zhvlerësim të madh sepse ishte një grua.
“Unë mendoj se arritja ime më e madhe ishte që mbijetova. Është vërtet arritje e madhe të kesh sukses në një industri si kjo.”, tha ndër të tjera aktorja.
g.kosovari