• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Michael Bloomberg, një tjetër kandidat i pavarur për Shtëpinë e Bardhë

by A R
24/01/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Michael Bloomberg, ish-kryebashkiak i Nju Jorkut, po shqyrton mundësinë që të përfshihet në garën për president të Shteteve të Bashkuara si kandidat i pavarur.

Bloomberg, 73-vjecar, shërbeu për tri mandate si kryetari i bashkisë së qytetit më të madh amerikan dhe që nga largimi i tij dy vjet më parë, është përpjekur pa sukses që të fitojë mbështetje për ligje më të rrepta të kontrollit të armëve në SHBA, raporton VOA.

Bloomberg, me të ardhura prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, është një nga amerikanët me të pasur, pasuria e të cilit rrjedh nga përdorimi i gjerë i asaj që shumëkush në sektorin e financës dhe në rrethet mediale e njohin si “makina Bloomberg”, një koleksion i gjerë dhe i kushtueshëm i të dhënave financiare rreth kompanive dhe ekonomive nga e gjithë bota.

Sipas medias amerikane, Bloomberg u ka thënë bashkëpunëtorëve se është i gatshëm të shpenzojë një miliardë dollarë nga pasuria e tij për fushatën, ndërsa i ka dhënë vetes afat deri në fillim tëmuajit mars që të vendosë nëse do të kandidojë, pasi që Partitë Demokratike e Republikane të vendosin për kandidatët e tyre gjatë javëve në vazhdim.

Bashkëpunëtorët e Bloombergut thonë se ai është veçanërisht e shqetësuar për dominimin e konkurrencës republikane nga një miliarder tjetër, manjati pompoz njujorkez i pasurive të patundshme Donald Trump, të cilin Bloomberg e njeh prej dy dekadash, dhe gjithashtu është i shqetësuar për rezultatin e garës tek demokratët.

Bloomberg, dikur një republikan që më vonë u deklarua i pavarur, hodhi mundësinë që të kandidojë në vitin 2008, por fitoi pak mbështetje dhe braktisi përpjekjet.

Next Post

Parkingu i “Besos” acaron analistët, po ai i Sheshit “Italia” pse nuk zgjoi protesta?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

February 22, 2026
Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

February 22, 2026
“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

February 22, 2026
Tonelata mbetjesh “pushtojnë” Liqenin e Kukësit pas reshjeve, ekspertët: Situatë alarmante, duhet ndërgjegjësim kolektiv

Tonelata mbetjesh “pushtojnë” Liqenin e Kukësit pas reshjeve, ekspertët: Situatë alarmante, duhet ndërgjegjësim kolektiv

February 22, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Parashikimi i motit për ditën e hënë, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 22, 2026
Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në Florida, zbulohet identiteti i të riut

Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në Florida, zbulohet identiteti i të riut

February 22, 2026
Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

February 22, 2026
Ish-agjenti i CIA: SHBA mund të sulmojnë Iranin të hënën ose të martën

Ish-agjenti i CIA: SHBA mund të sulmojnë Iranin të hënën ose të martën

February 22, 2026
Bordi i Paqes dhe projeksioni strategjik i Shqipërisë

Bordi i Paqes dhe projeksioni strategjik i Shqipërisë

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In