• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mic Sokoli u kthye në Esat Pashë Toptani”, shoqata “Çamëria” fshikullon Metën për dekorimin e ambasadores greke

by Java News
21/08/2019 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar këtë të mërkurë ambasadoren greke në Tiranë, Eleni Sourani, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Ky veprim ka shkaktuar debate të forta, ndërkohë që shoqata “Çamëria” ka bërë një reagim të ashpër.

Sipas kësaj shoqate, presidenti Meta me këtë veprim u kthye nga Mic Sokoli, në Esat Pashë Toptani.

Deklarata e plotë e shoqatës “Çamëria”

Ndoqëm sot me habi dhe zemërim të ligjshëm ceremoninë e dekorimit të ambasadores greke në Tiranë, Eleni Sourani, me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut”

Është për tu vajtuar se si “Kalorësja e Urdhërit të Skenderbeut”, do luftojë kundër Ligjit të Luftës që vendi i saj Greqia, mban paturpësisht me vendin e Skenderbeut.

Nuk dimë për cilat merita të veçanta dekorohet një individ i cili ka bërë të pamundurën të minojë bashkëjetesën midis shqiptarëve dhe minoritarëve, siç ishte rasti i Kacifas.

Kur ka kërkuar heqjen e pllakës së Çamërisë nga sheshi “Skënderbej”, kur ka mohuar e përdhosur vuajtjet e këtij komuniteti duke i njehesuar si palë me nazizmin gjerman, e në të gjitha rastet e tjera kur ka patur rol thjesht luftënxitës në problemet delikate e ende të pazgjidhura mes dy vendeve?

Nuk i dimë meritat e kësaj “kaloreseje të Skënderbeut”, kur dhjetra pleq çam kthehen në kufi e u grisen pasaportat shqiptare, sepse kanë të shënuar vendlindjen e tyre Filat, Margëlliç, Paramithi, Arpic, Volë , Pargë, Artë, Gumenic, Janinë, Prevezë, etj

Presidenti i cili shpesh i referohet figurave historike, duhet të dijë mirë të bëjë dallimin mes Mic Sokolit e Esat Toptanit, e të tërheqë me urgjencë një titull i cili po shpërdorohet, sepse nuk ka asnjë arsye ti jepet këtij individi.

Si përfaqësues i unitetit të kombit, do ti duhej që përpara se të shpërndante titujt te kjo kategori individesh, ti referohej historisë shqiptare e të kishte ndjeshmërinë e vuajtjeve dhe persekutimit të komunitetit të shqiptarëve të Çamerise, sepse nuk vlen të duash veç malet e pyjet, po mbi të gjitha lipset të respektosh shqiptarët e të sillesh me dinjitet e reciprocitet në raport me fqinjin.(Tema)/ l.m

Next Post
De Niro u drejtohet të rinjve: SHBA një komedi e budallenjve, ndalojeni çmendurinë

“Shikonte filma në punë”, arsyeja pse Robert De Niro largoi asistenten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

February 28, 2026
U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

February 28, 2026
Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

February 28, 2026
“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

February 28, 2026
Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

February 28, 2026
Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

February 28, 2026
Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

February 28, 2026
Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

February 28, 2026
Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

February 28, 2026
Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In