MIA/ Agjensia e re e krijuar nga Rama është model gjerman, rrit llogaridhënien, transparencën dhe fuqinë e qytetarit

Agjensia për Mediat dhe Informimin (MIA), e themeluar ditën e sotme me një vendim të Kryeministrit, është një institucion prezent në shumë vende demokratike, ku bazohet drejtpërdrejtë në Kushtetutë në të drejtën e qytetarit për informim.

Ne rastin tone, MIA shqiptare është ideuar posaçërisht sipas modelit gjerman, një institucion me një përvojë mbi 70-vjeçare.

E quajtur Zyra Federale e Shtypit (Federal Press Office), u ngrit me vendim të Kancelarit Konrad Adenauar në 15 shtator 1949, një ditë përpara se të themelohej vetë qeveria federale gjermane.

Detyra e kësaj zyre nuk ishte e lehtë. Ajo duhet të ngrihej mbi trashëgiminë e errët të Luftës, për t’u shndërruar në një agjensi elitë në drejtimin e informimit dhe transparencës së publikut.

Një mision që ky institucion e realizoi dhe vijon ta realizojë me shumë sukses. Sot, Zyra Federale e Shtypit është shndërruar në një organizatë moderne, e cila i shërben publikut të përgjithshëm, medias dhe qeverisë.

Kjo organizatë, ashtu si edhe MIA do të kenë dy detyra kryesore, të furnizojnë me informacion të verifikuar dhe të paanshëm publikun mbi punën e realizuar nga qeveria dhe të furnizojnë qeverinë me informacion, në mënyrë që ajo të jetë e mirëinformuar për politikat e saj.

Përgjegjësitë e këtij institucioni përfshijnë edhe informimin e publikut mbi ligjet e miratuara, politikat e formuluara nga qeveria dhe përse u zgjodh të veprohej në një mënyrë të caktuar.

Midis detyrave të tjera të kësaj agjensia është informimi i ministrave të kabinetit dhe anëtarëve të Parlamentit, i Kryeministrit dhe stafit të tyre për ngjarje të rëndësishme dhe anasjelltas, i mediave vendase dhe të huaja për veprimet e qeverisë.

Agjensia Gjermane monitoron 2.500 publikime ditore dhe mbi 125 transmetime gjermane apo të huaja, nga të cilat përzgjedh informacionet kryesore që i përcillen për t’u njohut anëtarëve të kabinetit.

Agjensia gjithashtu i përgjigjet pyetjeve nga publiku, si dhe ofron transparencë për çdo vendim në një faqe të posaçme, bundesregierung.de, e cila ka një uebajt me 3 milionë klikime në muaj dhe 25 milionë faqe të shikuara. Përpos tyre, broshura, manualë informativë dhe publikime të tjera botohen në mënyrë periodike.

Baza ligjore për këtë institucion gjendet në Kushtetutën Gjermane, e mishëruar në vendimin e 2 marsit 1977 të Gjykatës Kushtetuese, e cila thekson se “qeveria ka për detyrë të ofrojë informacion të gjithëanshëm dhe shterues, në mënyrë që qytetari të informohet në mënyrë të përshtatshme mbi vendimet, politikat, masat apo propozimet e konsideruara prej qeverisë, përpara se t’i pranojë apo refuzojë ato”.

Çfarë është MIA në Shqipëri?
Në mbledhjen e parë sot të qeverisë së re, kryeministri Edi Rama njoftoi për ngritjen e një Agjencie për mediat dhe Informimin (MIA). Në VKM-të e miratuara ditën e sotme, jepen detaje se si do të funksionojë kjo Agjenci: Fillimisht do të financohet nga buxheti i shtetit, nga donacione dhe burime të tjera të ligjshme, gjithashtu do të jetë në varësi të kryeministrit dhe me seli në Tiranë.
Për çfarë shërben? Sipas vendimit, kjo agjenci do të sigurojë transparencë në lidhje me politikat, aktivitetet a projektet që zgjidhen përmes akteve të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu do shërbejë për të informuar dhe komunikuar me publikun dhe median.

Çfarë përgjegjësish ka? Sipas vendimit të zbardhur:

1. Organizon punën për të informuar dhe komunikuar me publikun dhe median.

2. Organizon punën për të përgatitur qëndrimet dhe sondazhet e qeveritare mbi çështjet me interes publik.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com