Rimbursimi i TVSH-së, si një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet me tatimpaguesit dhe si një detyrim ligjor, po ecën me hapa pozitivë, vlerësojnë zyrtarët e ministrisë së Financave.
Sipas treguesve fiskal paraprak të ministrisë së Financave, gjatë gjysmës së parë të vitit 2016 u rimbursuan ndaj subjekteve rreth 4.039 milionë lekë tatim mbi vlerën e shtuar (TVSH
Që nga viti i kaluar hyri në fuqi ligji i ri për TVSH-në. Në ligj është vendosur që TVSH-ja do të rimbursohet vetëm mbi bazën e analizës së riskut. Pra, nuk do të kontrollohet një për një çdo praktikë dhe më pas të rimbursohet TVSH-ja, por ajo do të rimbursohet mbi bazën e riskut.
Ligji parashikon uljen e kohës së trajtimit dhe dhënies së rimbursimit të TVSHsë nga administratat tatimore 60 ditë për subjektet e zakonshme dhe 30 ditë për eksportuesit