• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

MF bën publike të ardhurat për 10-mujorin, afro 7 mld lekë më pak se parashikimi

by A R
24/11/2015 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të   ardhurat   totale   të   buxhetit arritën   279   miliardë   lekë   nga   285.9   miliardë   lekë   tëparashikuar për periudhën. Të ardhurat nga Pushteti Vendor janë rreth 9.4 miliardë lekë.Të ardhura nga fondet speciale për periudhën janë rreth 52.7 miliardë lekë. Në   total,  të  Ardhurat   nga   Tatimet   dhe   Doganat   janë  mbledhur   190.1   miliardë   lekë.Administrata Tatimore ka mbledhur 84.5 miliardë lekë. Doganat kanë mbledhur 105.5miliardë lekë.Për   të   ardhurat   e   mbledhura   nga   Administrata   Doganore   “Taksa   doganore”   kaperformancë 6.1% më shumë se parashikimi; “Akciza” ka mosrealizim të planit prej rreth-3.3%, por krahasuar me një vit më parë ajo është rritur me rreth 0.8%; “Renta minerale”ka vazhduar rënien e saj dhe është nën objektivin e periudhës me -3.8%.Rënia në të ardhurat nga Administrata Doganore shpjegohet me vazhdimësinë e ndikimittë faktorëve të jashtëm, të cilët ndikojnë në mbledhjen e të ardhurave doganore dhe janëjashtë parashikimit.Rënia   e   të   ardhurave   nga   TVSh   në   import  është   ngushtësisht e   lidhur  me   rënien   eimporteve,   ku   ndikim  kryesor   ka rënia   e  importeve   të  energjisë, rritja e   importit  tëmakinerive dhe pajisjeve të përjashtuar nga TVSh me 23.2% krahasuar me një vit mëparë,  rritja   e   importit  të   barnave   dhe   arit   të   përjashtuar  nga   TVSh   me   rreth   19.2%krahasuar me një vit më parë, si dhe rënia e importeve në total me -2.4% krahasuar menjë vit më parë. Në total, rënia e importeve të grup produkteve kryesore krahasuar mevitin e kaluar kanë sjellë një efekt negativ në të ardhurat nga TVSh në masën 2.9 miliardëlekë. Në analizë të grup-produkteve subjekt i akcizës, vërehet se përveç cigareve, të gjithë zërate tjerë të akcizës janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar. Kështu: i) importet ekafes   janë   rritur   me   20%;   ii)   konsumi   i   karburantit   është   rritur   me   1,4%;   iii)   pijetenergjike janë rritur me 19%; iv) konsumi i birrës është rritur me 24%.Renta për 10-mujorin është me ulje dhe kjo si rezultat i uljes së çmimeve në tregjetndërkombëtare, si dhe të sasisë së naftës bruto për eksport me rreth 122.8 mijë ton (meefekt rreth 2.2 miliardë lekë më pak se viti i kaluar). Mbajtja e ulët e çmimeve të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, sipas parashikimeve të bursave, është fenomen që do tëzgjasë përgjatë gjithë vitit. Gjithashtu,   edhe   të   ardhurat   nga   renta   minerale   për   produktet   e   tjera   ka   rënë,   kuevidentohet rënia e sasive të eksportit me rreth 250 mijë ton më pak se viti i kaluar sipasojë e çmimene të pa favorshme ndërkombëtare.Në total, të ardhurat nga renta minerale janë rreth 2.3 miliardë lekë më pak se viti i kaluar.Të ardhurat e realizuara nga Administrata Tatimore janë rreth 150 miliardë lekë. merealizim të objektivit prej 99.84%. Krahasuar me vitin e kaluar, Administrata Tatimore kambledhur rreth 14.5 miliardë lekë më shumë ose 10.7% më shumë. Ndër zërat kryesorëme performancë pozitive janë “Tatimi mbi vlerën e shtuar” dhe “Taksa nacionale”.TVSH- ka pasur një performancë pozitive, e lidhur kjo edhe me luftën  ndaj informalitetit,i cili ka rezultuar në rritjen e xhiros së tatueshme për muajt korrik, gusht dhe shtator 2015.Vetëm për muajin tetor 2015, të ardhurat nga TVSH janë rreth 500 milionë lekë mëshumë se planifikimi.“Tatimi mbi të ardhurat personale” është me mosrealizim kundrejt planifikimit për arsyetë vazhdimit të ndikimit të rënies së normave të interesit, si dhe dividendeve të paguarkryesisht në muajin gusht të këtij viti (pagesat ishin më të ulta se parashikimi, pra ështështuar likuiditeti i mbajtur nga kompanitë). Një tjetër faktor është e ardhura e ulët ngashitja e pasurisë së paluajtshme.“Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” janë duke ecursipas objektivit. Ndikim kryesor në këtë zë e ka reforma e luftës ndaj informalitetit, kuvetëm për muajin shtator 2015 janë regjistruar rreth 52 mijë të punësuar të rinj. Duhettheksuar se ky kontigjent i ri i shtuar, deklaron me pagë minimale prej 22 mijë lek/muajdhe, përsa i përket taksave, paguan vetëm kontribute, që reflektohet në realizimin e këtijzëri dhe për arsye të politikës fiskale të qeverisë, këta janë të përjashtuar nga tatimi mbipagën, sepse deklarojnë nën pragun 30 mijë lekë në muaj.

Shpenzimet

Për periudhën janar-tetor 2015, arritën në rreth 330 miliardë lekë ose 22 miliardë lekë mëpak se plani i periudhës prej 352 miliardë lekë, pra kemi një realizim prej 94% të planit tëperiudhës.  Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 10-mujorin u realizuan nëmasën   72   për   qind   të   planit   vjetor. Shpenzimet   faktike,   të   krahasuara   me   planin   eperiudhës 10-mujore, janë rreth 6 për qind më të ulëta, gjë që tregon një realizim të mirëdhe konsiderueshëm në përputhje me planin, por ende jo në nivelet e nevojshme. Kjo ulje,kryesisht vjen si pasojë e nivelit më të ulët të realizimit të shpenzimeve kapitale. Zërinkryesor të mosrealizimit e mbajnë shpenzimet kapitale me rreth -17%, ndërsa shpenzimetkorente dhe ato të detyrimeve të prapambetura janë të plotësuara në nivele shumë tëkënaqshme realizimi, përkatësisht në nivelet 96% dhe 93%. Mosrealizimi i shpenzimevekapitale ka ardhur si pasojë e faktorëve të ndryshëm, por më kryesori ka qenë vonesa nëprocesin e tenderimeve apo parashikimi për t’u realizuar në tremujorin e fundit.

Next Post

Manjani: Nuk i ndryshoj asgjë deklaratave të mia për Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

March 12, 2026
Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

March 12, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

March 12, 2026
Sulm me armë ndaj një sinagoge pranë Detroit-it, policia vret agresorin gjatë shkëmbimit të zjarrit

Sulm me armë ndaj një sinagoge pranë Detroit-it, policia vret agresorin gjatë shkëmbimit të zjarrit

March 12, 2026
Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

March 12, 2026
Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

March 12, 2026

Pse në betejën kundër Ballukut, opozita u braktis nga opozitarët?

March 12, 2026
Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

March 12, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

March 12, 2026
“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In