• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mezi kam pritur ditën që të abuzoj me postin”, Rama në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit: Sot s’do kishim abetare, por tekste demokracie

by A R
10/11/2022 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, më 10 nëntor u mbajt në Tiranë Konferenca Jubilare me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit.

Gjatë ceremonisë, Kryeministri Rama mori fjalën duke e quajtur Kongresin e Drejtshkrimit një arritje të paçmuar, më të madhen kombëtare. Ai shprehu mirënjohjen ndaj intelektualëve e firmëtarëve të Kongresit, të cilët iu futën punës me bindjen se kombi ynë ishte një, prandaj edhe gjuha jonë duhej kodifikuar në një standard. Puna e delegatëve të Kongresit, në fjalët e Kryeministrit, tejkalon të gjithë doktorët e shkencave të Shqipërisë në tranzicion.

Kryeministri citoi Kadarenë (në një intervistë për Gazetën “Zëri” në Kosovë) dhe tha se “gjuha është më i vështiri pakt që njerëzit kanë lidhur mes tyre”, për të treguar rrugën e gjatë që flamujt e Republikës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kryen për të ndenjur krah njëri-tjetrit në këtë konferencë, duke përmbushur simbolikisht këtë pakt.

Rama iu referua vendeve të tjera evropiane dhe procesit rraskapitës të ecurisë së gjuhëve të tyre drejt njësimit. Ndërsa Shqipëria, pavarësisht se i mungonin mjetet, në fjalët e Kryeministrit “kishte mendjen e ndritur e talentin e mahnitshmëm të njerëzve të dalluar, me vizion shumë më të madh se gjeografia”.

Kryeministri shprehu se “nuk duhet të harrojmë sa e pamundur dukej disa vite më parë që gjuha shqipe të flitej, të shkruhej e të pranohej lirisht si e drejta themelore e shqiptarëve në trevat ky ky komb shtrihet”. Ai lexoi përfundimin e Rezolutës së Kongresit, ku parashikohej nevoja që mund të parashtronte e ardhmja për ta përshtatur gjuhën letrare me plotësimet e domosdoshme që sjell koha.

“Si dashnor i paepur i gjuhës shqipe” tha Kryeministri, “mezi kam pritur ditën të them disa gjëra duke abuzuar postin, se nuk kam gradë shkencore sot që kush nuk ka gradë shkencore i bie të jetë akademiku i vërtetë. Nuk mund të hidhet poshtë puna kolosale që i dha gjuhës aq shumë, sa nëse s’do bëhej, sot s’do kishim as abetare, por tekstet alternative të demokracisë”.

Rama e mbylli fjalën e tij me rrezikun që i kanoset gjuhës shqipe nga shtrembërimi. “Më në fund Akademia e Shkencave ka shkelur siparin e rishkrimit të fjalorit, u desh një komunist në krye të Akademisë së Shkencae që të fillonte puna për shkrimin e fjalorit të ri” tha Kryeministri.

Në ceremoni ishin të pranishëm një sërë akademikësh e zyrtarësh të lartë. Fjalën e morën disa prej tyre, ndër të tjerë Kreu i Akademinsë së Shkencave Skënder Gjinushi, shkrimtari Mehmet Kraja, Zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, Ambasadori i Republikës së Kosëvës në Shqipëri, Z. Skënder Durmishi dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe u mbajt gjatë datave 20 – 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë. Në të morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Italia, për të dakordësuar Rezolutën që standartizoi rregullat drejtshkrimore të gjuhës shqipe.

/a.r

Next Post
Votimi për Alibeajn, dëshmia e impotencës politike të Sali Berishës

Si gjyq “divorci”...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In