• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mevlan Shanaj: Debati për filmat e komunizmit, shashkë për të marrë fonde

by A R
22/03/2017 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj, e konsideron idiotësi debatin për ndalimin e filmave shqiptarë të prodhuar gjatë kohës së komunizmit.

Ai thotë në një intervistë për gazetën Dita, se gjithë ky debat bëhet për përfitim fondesh.

-Z. Shanaj, këto ditë është hapur një debat në lidhje me ndalimin e filmave që janë prodhuar përpara viteve ’90…

Bëni një sondazh për këtë temë dhe do shikoni se mbi 90 për qind janë pro filmave dhe që i duan shumë ata.  Kështu që minoranca e cila ka hedhur idenë e di që është një shashkë për sigurim projektesh e fondesh. Mes tyre ka pasur shumë të paditur. Përgjigje të shkëlqyer ka dhënë Dom Gjergj Meta , ku thotë se :“Tragjedia është te ata persona që mbrojnë me fanatizëm ligësinë që gjendej brenda atyre filmave, ideologjinë poshtëruese dhe manipuluese të masave. Fjala censurë nuk ka vetëm një kuptim. Ka rrafshe semantike të shumëfishta. Censura, sa është e rrezikshme për lirinë e një populli, aq është e rëndësishme në ruajtjen e disa parametrave. Prandaj që do të isha i kujdesshëm ta përdorja vend e pa vend, e sidomos me inat dhe urrejtje, pasi mund të kthehet në bumerang. Në komunizëm, censura u përdor në mënyrë kriminale, dëmtuese e shëmtuese. Censura ishte fytyra e shëmtuar e sistemit komunist. Ne sot duhet të jemi të kujdesshëm. Liria është e çmuar e nuk fitohet e as nuk jepet me inat apo zemërim”. Jam dakord me këtë shpjegim të Dom Gjergjit.

-Ju personalisht keni punuar në atë periudhë, do ju vinte keq që puna juaj të mos shfaqej apo mw keq, tw zhdukej?

Kush do ta zhdukë? Nuk mundet në sistem demokratik të krijohet një censurw e re. Nuk ndodh kurrën e kurrës. Janë ide infantile mediokre ultrareaksionare. Nuk ka njerëz që mund ta bëjnë këtë gjë. Shoqëria shqiptare e flaku censurën dhe diktaturën në vitin 1991. Ndërsa veprat kanë gjykatës vetëm kohën. Koha përzgjedh nivelet dhe mediokritetin. Tashmë kjo gjë është arritur, çdo shashkë kthehet në bumerang.

-Sa nën presion keni qenë ju apo kolegët tuaj në realizimin e filmave?

Çdokush e di çdo të thotë të krijosh në sisteme të mungesës së shprehjes e të alternativës së mendimit. Gjithë lindja ishte nën sistemin komunist me një ideologji. Pikërisht për mungesë të shprehjes dhe të ekonomisë së centralizuar, humbi ai sistem. Ishte Shtet me një Parti dhe çdo gjë bëhej sipas diktatit të Partisë-Shtet. Arti dhe kultura pati një hov dhe zhvillim shumë të madh, edhe pse nën kontrollin e rreptë të Partishmërisë.

-Ju thoni se çdo gjë bëhej nën diktatin e partisë, por sa cilësor ka qenë ky art, si e vlerësoni sot, pas kaq vitesh?

Vetë koha që i ka rezistuar tregon cilësinë. Unë personalisht nuk retushoj asgjë nga krijimtaria ime pasi filmi është histori dhe kush retushon historinë bëhet lehtësisht i nënshtruar. Unë nuk pajtohem me nënshtrimin.

-Po kërkesën për transmetimin e disa prej filmave me sqarim paraprak, si e gjykoni ?

Idiotësi. Veprat e artit kanë të drejtën e lirisë së komunikimit. Shpjegimi fyen inteligjencën e shikuesit. Nuk ka probleme Shqipëria, aq më tepër 1,5 milionë në emigracion, përse të sqarohen se mos përhapin komunizmin në SHBA, në Gjermani apo në Angli ku jetojnë?! Çdo ide imponuese, gjoja sqaruese mbi shikuesit, është “diktat” i shëmtuar. Ato vepra që kanë probleme janë skualifikuar nga koha.

-I konsideroni ata që shprehen për ndalimin e filmave si njerëz që nuk janë shkëputur nga diktatura…?

Jo, është e drejta e tyre  të shprehen, por ndoshta janë të vonuar. Me sa duket më 1990 nuk kanë mundur dot, ndërsa ne jo vetëm mundëm më 1990, por u bëmë zëdhënës të vrasjes së frikës se diktaturës.

-Ju keni punuar me shumë filma. Mund të na tregoni një nga ato historitë ku ka ndërhyrë “Partia”?

Në çdo vepër krijuese ishte mekanizmi i kontrollit, që nga miratimi i skenarit, kontrolli i shfaqjes së filmit, komisionet e ndryshme sipas hierarkisë. Filmi shfaqej pas aprovimit të fundit  që vinte nga Blloku. Kjo për Kinostudion, ndërsa neve në TVSh vinin kontrolluesit si për çdo gjë nga Komiteti Qendror i Partisë. Nuk duhet harruar autocensura. Pasi çdo krijues e dinte vijën e kuqe.

-Z. Shanaj, a ndiheni krenar sot për punën që keni bërë dhe a e ndjeni se duhet t’i kërkoni falje dikujt?

Krenarinë ma shton publiku në çdo hap të jetës. Kush ma njeh krijimtarinë, vetëm më respekton. Unë çdo ditë marrë sadisfaksion nga njerëzit dhe vazhdoj të punoj me përkushtim dhe dashuri. Falje? Nuk kam kujt t’i kërkoj falje!

Në sistemin demokratik janë të shenjta alternativat e mendimit, konkurrenca e prodhimit dhe barazia ligjore. I besoj krijimtarisë që nuk ka nënshtrim, por që mbetet e lirë dhe befasuese. Rëndësi ka të këtë prodhimtari në ditët e sotme për në ekranin shqiptar dhe homazh të përjetshëm atyre që startuan filmin në Shqipëri. Të gjithë ne që lëvruam ekranin, e emancipuam shoqërinë shqiptare aq sa mundëm më shumë se në çdo fushë tjetër. Ndaj, artistët në atë kohë përgjoheshin më shumë se çdo kush tjetër.

-Çfarë do të mbani mend nga ajo kohë, z. Shanaj, nga krijimtaria përpara viteve ‘90?

Si çdo njeri që mban mend jetën e tij, me të bukurat dhe dhimbjet e veta. Nga krijimtaria mbaj mend shumë episode krijuese me figurat më të shquara të kinemasë shqiptare. Kam pasur fatin të punoj me të gjithë artistet e mëdhenj pa përjashtim, ose si partner i tyre, ose si aktor i tyre ose ata si aktorë në filmat e mi. Duke filluar nga Sandër Prosi, Kadri Roshi, Rikard Ljarja, Bujar Lako e Kastriot Caushi apo Vangjush Furxhi,  Agim Qiriaqi e Pandi Raidhi, Elvira Diamanti , Arben Imami , Niko Kanxheri, Ndrek Luca etj, me regjisorët Viktor Gjika, Dhimitër Anagnosti, Gëzim Erebara, Piro Milkani, Piro Mani, Saimir Kumbaro etj, e deri me kamerat e Ilia Terpinit, Pali Kuke etj. Kompozitorët Kujtim Laro, Limos Dizdari, Hajg Zaharian, Aleksander Lalo etj.

Next Post
FOTO/Bosi i Ndraghetas në Kalabri fshihej në një bunker brenda një bunkeri tjetër. Arrestohet

FOTO/Bosi i Ndraghetas në Kalabri fshihej në një bunker brenda një bunkeri tjetër. Arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In