• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Metoda e re/ Si do të zbulohen pasuritë e pajustifikuara të individëve? Tatimet marrin kompetenca të shtuara

by S T
04/07/2024 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata tatimore do të ketë në fokus të vëmendjes evidentimin e individëve me pasuri të pa justifikuar, pra që nuk kanë të ardhura të ligjshme për blerjen e pronave apo automjeteve që disponojnë. Në strategjinë sektoriale të menaxhimit të financave publike 2023-2030, thuhet se synimi i tatimeve për vitin 2030 është rritja e mobilizimit të të ardhurave, me qellim për të krijuar hapësirë fiskale për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Dhe për të arritur këtë synim, fokus të veçantë do të ketë vlerësimi i rasteve të pasurisë së madhe të pashpjegueshme të individëve, duke u dhënë inspektorëve kompetencë ligjore për të bërë vlerësime tatimore nëpërmjet metodave indirekte veçanërisht për individët që nuk marrin pjesë në Programin e Deklarimit Vullnetar. Proces që mesa duket ka nisur dhe parashikohet të përmbyllët ne fund të vitit 2026.

Por përveç evidentimit, qëllimi kryesor është taksimi i çdo pasurie të pajustifikuar brenda dhe jashtë vendit, taksë e cila do të jetë më e lartë se ajo që paguhet për pronat e tjera. Sipas dokumentit, për të forcuar pajtueshmërinë midis individëve me pasuri të lartë, është krijuar rishtazi një departament i specializuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Gjithashtu, në vitin 2022 u finalizua një iniciativë fiskalizimi, që synonte t’i jepte këtij institucioni të dhëna të detyrueshme në kohë reale. Kjo përfshin integrimin e një sistemi të Teknologjisë së Informacionit që kap informacionin e arkës dhe të faturave elektronike.

Administrata tatimore synon që përmes reformave të ndërmarra në fushën e administrimit të taksave, në vitin 2027 të arrihet objektivi i të ardhurave tatimore në masën 27.7% e PBB-së ose +2.5% mbi 2019 si viti bazë.

Next Post
Nga çantat firmato te biletat e stadiumit, arrestohet për korrupsion gjenerali italian

Nga çantat firmato te biletat e stadiumit, arrestohet për korrupsion gjenerali italian

Comments 1

  1. Lui says:
    1 year ago

    Ore mjafton vullnet nga punonjësit e shtetit, asgjë më shumë. S’ka nevojë për ligje e stërligje koti. Mbase duhet një strukturë e posaçme që fillon dhe heton direkt pronën. Shembull: Shkon te një vilë që duket që është e shtrenjtë. Merr të dhëna nga kadastra për pronësinë dhe njofton pronarin për të justifikuar të ardhurat. Kaq e thjeshtë!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In