• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta+Berisha, nuk janë = pushtet

by Dritan Hila
31/05/2022 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Është krijuar ideja se me daljen e Ilir Metës nga pallati presidencial, opozita forcohet me dy të fortë. Madje Meta është edhe i ri, dhe kështu forcohet dyshja që mund të mundë Edi Ramën në betejën e ardhshme.

E megjithatë kjo vijë llogjike fut ujë në disa vrima.

Vrima e parë ka të bëjë me kohën e të fortëve. Berisha dhe Meta janë mësuar me stilin e të fortëve që të vjedhin në kutitë e votimit. Mirëpo kjo kohë ka ikur pasi shteti është forcuar. Nëse votat i marrin të fortët, kjo ndodh kur i blen. Mirëpo pak si shumë 12 vite opozitë, që të kesh para edhe për votat.

Opozita 12-vjeçare gjithashtu u ka mësuar njerëzve se Rama nuk para trembet nga Berisha dhe Meta, sikurse këta të dy nuk janë edhe aq të fortë sa shtiren. Skena e gërthitjeve të Metës në zyrat e FRD dhe disfata e Berishës në 8 janar, ishte një rënie e mitit të tyre. Të jesh President dhe të tallet Erion Veliaj, dhe të mos jesh në gjendje të marrësh një godinë në breg të Lanës, janë shenja të ligështisë së këtyre dy burrave dhe tregues se janë të fortë kur kanë shtetin mbrapa.

Dhe e çara e madhe është mungesa e elektoratit gri dhe të kultivuar të PD. Sado pak të jenë ndjekësit e Lulzim Bashës dhe elektorati gri, ata nuk do t’i shkojnë pas kësaj dysheje. Ata ose e kanë zgjedhur rrugën e tyre ose do ta zgjedhin, por nuk ka për të qenë ajo e dyshes.

Fatkeqësisht opozita kundër Ramës e arriti pikun e saj në 25 prill 2021 dhe ishte 80 mijë vota poshtë tij. Në situatën e sotme, pa një alternativë të re, askush nuk e tremb mbretërimin e Ramës. Kurse përralla e të fortëve tashmë është për tu treguar në netë dimri.

Next Post
Spitali Infektiv drejt boshatisjes; bien shtrimet, pacientët zhvendosen tek ish-kirurgjia e QSUT

Situata e Covid/ Ministria e Shëndetësisë: 51 qytetarë të infektuar me koronavirus dhe asnjë humbje jete

Comments 1

  1. Fedele Moglica says:
    4 years ago

    Çera e una volta, Berisha & Meta, që vidhnin, vrisnin, digjnin, grabisnin ku të mundnin e si të mundnin këtë vënd e këtë popull…
    Tani këta të dy, të pregatisin rrobe të trasha dimri, paçka se është verë, mbasi burgu i Reçit, u ka rezervuar birucat nr.1 dhe nr.2, me ujë e qenef brenda, për qenefët që kanë prerë biletat për atje….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In