• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta zbulon pse kandiduan Fredi Belerin: Duhet të mbrojë pronat e Petrit Vasilit në Vuno

by A R
11/05/2023 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet në lidhje me deklaratën e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri për helenizimin e Himarës. Meta tha se lajmi ka dalë nga ‘kuzhina e Ramës’.

Blendi Fevziu: Çfarë ndodh, duket një deklaratë paksa e çuditshme. Besoj se e keni, por po ua vë edhe unë. Është jetike për helenizimin e Himarës dhe duhet të lehtësojmë rrugën e helenizimit. Ç’punë kanë partitë politike greke njëherë në zgjedhjet lokale në Shqipëri?

Ilir Meta: Jam shumë dakord me ju. Tani kam një pyetje për ju. Nxirreni dhe përgënjeshtrimin që ka dhënë zoti Beleri.

Blendi Fevziu: E thashë pra. Thotë që është një përkthim jo i drejtë. Që partitë politike greke janë të gjitha në ndihmë të tij?

Ilir Meta: Po mirë pra po ç’punë ka Edi Rama që ndërhyn në zgjedhjet në Mal të Zi. Ç’punë ka Edi Rama që ndërhyn në Turqi? Gabim e kanë edhe partitë greke që ndërhyjnë në Shqipëri. Ne kemi rastin e këtij tani. Ky është një lajm i shpikur nga kuzhina e Fugës dhe e Ramës sepse ai është i tmerruar që do ta humbasë Himarën siç është i tmerruar edhe për Sarandën. Nuk ka çfarë i bën as Beleri e askush Himarës, përkundrazi, Beleri ka vetëm një detyrë.

Të mbrojë pronat e gjithë himariotëve, që nga Petrit Vasili që është nga Vunoi. Kudo sepse Edi Rama nuk ka problem as helenizimin, se e dimë çfarë patrioti është Edi Rama. E dimë si e shkeli Gjykatën Kushtetuese për çështjen e detit me Greqinë. Ai ngaqë është i tmerruar nga humbja e Himarës, nga humbja e gjithë qarkut të Vlorës përfshirë edhe Sarandën ku ai del i treti…

Më herët në lidhje me këtë deklaratë të Belerit reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Ai e konsideroi kandidatin e “Bashkë Fitojmë” si shëmbëlltyrë të skutave më të errëta.

Kujtojmë se në një intervistë për mediat greke, Beleri pyetjes së gazetarit se çfarë do të bëjë për helenizimin e Himarës i përgjigjet se “është jetike për helenizimin e Himarës që t’i tejkalojë pengesat që e ndalojnë të ketë mundësi dhe se zgjedhja e tij do të lehtësojë rrugën e helenizimit me mbështetjen e të gjitha forcave politike të Greqisë”.

Fredi Beleri ka reaguar këtë të mërkurë me anë të një deklarate, duke mohuar që të ketë thënë fjalën helenizim dhe duke sqaruar se disa media kanë bërë përkthim të gabuar.

/a.r

Next Post
Kontrollet me dron zbulojnë 500 fidanë kanabis në breg të Drinit

Kontrollet me dron zbulojnë 500 fidanë kanabis në breg të Drinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In