Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vazhdon turin e tij nëpër Shqipëri.
Meta ishte sot në Poçem të Mallakastrës, ku edhe u prit me këngë e valle karakteristike të zonës.
“Shumë i lumtur të jem sot në Poçem të Mallakastrës fisnike, të burrave të shquar, trima e patriotë, në këtë vend të shenjtë të tre Besëlidhjeve të mëdha për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar, që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj”, theksoi Presidenti Meta në mesazhin e tij.
Megjithatë, nga të pranishmit në pritjen e Presidentit Meta, vihet re që njerëzit nuk mbajnë maskë dhe nuk ruajnë distancën.
Ka ditë që qytetarët këshillohen të respektojnë rregullat anti-Covid, këshilla që gjejnë gjithmonë e më pak zbatim.
/a.r