• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta vizitë zyrtare në Maltë, merr mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

by Java News
26/03/2018 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Meta po zhvillon një vizitë shtetërore në Maltë me ftesë të Presidentes Marie-Louise Coleiro Preca. Vizita e Presidentit Meta përkon me shënjimin e 45-Vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Maltës.

Gjatë takimit, Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, në planin dy dhe shumëpalësh, me dëshirën që nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve politike t’u përgjigjen edhe aspektet e tjera të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve të ndërsjella.

Presidenti Meta i shprehu homologes Coleiro Preca vlerësimin për mbështetjen e pakursyer që Malta i ka dhënë Shqipërisë në procesin e saj të integrimit evropian, duke kërkuar njëkohësisht mbështetjen ndaj një rekomandimi pozitiv të pritshëm të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Të dy presidentët konfirmuan angazhimin e ndërsjellë për të nxitur Qeveritë, institucionet e të dy vendeve dhe komunitetet respektive të biznesit,  që të hulumtojnë dhe shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat e investimeve në sektorë strategjikë, si turizmi, energjetika, infrastruktura, sektori financiar dhe teknologjisë së informacionit.

Presidenti Meta veçoi Teknologjinë e Informacionit, një fushë ku Malta ka arritur të tërheqë prezencën e kompanive globale si Microsoft, si një tjetër mundësi bashkëpunimi konkret.

Duke u ndalur në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Meta përcolli mirënjohjen për mbështetjen e Maltës ndaj shtetit të Kosovës, dhe nënvizoi rëndësinë që ka liberalizimi i shpejtë vizave për qytetarët saj, të vetmit në Ballkan që nuk përfitojnë ende nga regjimi i liberalizuar i vizave drejt hapësirës Shengen.

Në fund të takimit, Presidentët e të dy shteteve, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

DEKLARATA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH. T. Z. Ilir META
NË KONFERENCËN E PËRBASHKËT PËR SHTYP
ME PRESIDENTEN E MALTËS
Valeta, më 26 mars 2018

Ju faleminderit Zonja Presidente, e dashur Mari-Luizë!

Duhet të them se ndihem tepër i lumtur që jam këtu sot, duke vizituar vendin tuaj të vogël, por tepër të bukur, me të vërtetë. E kuptoj tashmë shumë mirë se nga rrjedh krenaria dhe besimi juaj.

Presidente Preca (Preka), ju folët dhe i mbuluat tashmë temat më të rëndësishme të diskutuara gjatë takimit tonë. Dëshiroj vetëm të theksoj disa pika prej syresh:

Në këtë 45-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Maltës, mund të pohojmë se kemi krijuar shtylla të konsoliduara mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellë. Ne ndajmë të njëjtin vizion politik për një të ardhme të përbashkët evropiane, i cili ushqehet nga një simpati e vërtetë midis popujve tanë.

Kemi hartuar dhe miratuar sakaq një infrastrukturë ligjore të shëndoshë, e cila lehtëson dhe stimulon një bashkëpunim edhe më intensiv në fusha strategjike, si turizmi, energjia, marrëdhëniet detare e bankare, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, etj.

Një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë është popullsia e saj e re në moshë, dhe për më tepër, e kualifikuar, gjë që e shndërron atë në një treg mjaft tërheqës përsa i përket industrisë së teknologjisë informatike. Në këtë kontekst, i propozova Presidentes Preka dy gjëra:

Së pari, përvojën e shkëlqyer me Akademinë Diplomatike të Maltës, mund ta përsërisim edhe me “Qendrën Novatore të Mikrosoftit” për të përgatitur studentët dhe nëpunësit tanë civilë.

Së dyti, investitorët maltezë në këtë fushë mund ta shikojnë e ta marrin parasysh tregun shqiptar si një mundësi për të përmbushur edhe kërkesën në rritje të Ballkanit Perëndimor për teknologji të informacionit dhe komunikimit.

Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe vlerave të tolerancës fetare është një tjetër fushë ku Shqipëria dhe Malta mund të bashkëpunojnë ngushtësisht, pasi të dyja vendet zotërojnë një trashëgimi të pasur kulturore, historike dhe arkitektonike, që gjithashtu janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Për më tepër, duke njohur dhe vlerësuar rolin dhe kontributin e shquar të Presidentes Preka si një përkrahëse e palëkundur dhe nxitëse e fuqizimit të gruas.

Padyshim, një çështje kyçe në axhendën tonë dypalëshe ishte edhe procesi i integrimit evropian të Shqipërisë. E informova Presidenten lidhur me përparimin e bërë deri më tani, por njëkohësisht e falënderova edhe për mbështetjen e qëndrueshme që Malta i ka ofruar vendit tim përgjatë këtyre viteve. Do të kthem në vendin tim duke marrë me vete synimin dhe qëndrimin e vendit tuaj në favor të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, menjëherë sapo Komisioni Evropian të japë propozimin e pakushtëzuar për çeljen e tyre.

E informova Presidenten mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor si dhe për rolin që luan Shqipëria si një partnere konstruktive në marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe. Ramë plotësisht dakord se rajoni duhet të përparojë me vendosmëri drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian mbetet forca shtytëse për kryerjen e reformave themelore, por edhe për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon.

Në këtë drejtim, theksova rëndësinë e miratimit të liberalizimit të vizave për Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi çmuar mbështetjen e Maltës në rrugëtimin e Kosovës përsa i përket ndërtimit të shtetit, dhe kemi pranuar se është me rëndësi jetike, të vazhdohet në të njëjtën mënyrë mbështetja për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Duke qenë dy vende të Mesdheut, diskutuam gjithashtu për sfidat e sigurisë në këtë rajon si dhe më gjerë, duke qenë në një mendje se nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë dhe operacional në këtë drejtim.

Më lejoni t’ju falënderoj edhe njëherë Zonja Presidente për diskutimet shumë miqësore e të sinqerta që zhvilluam sot!

Do të largohem nga Malta me përshtypjet më të mira, si dhe me bindjen që marrëdhëniet tona do të thellohen e do të zgjerohen edhe më tej në shumë fusha me interes të përbashkët.

ma.me

Next Post
Tarifat e shkollimit, ja studentët që nuk do të paguajnë

Tiranë, nis plotësimi i formularit A1 për maturën shtetërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In