• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

  Meta vizitë në fermën blegtorale: Aplikimi i teknologjisë së fundit, rruga për zhvillimin e qëndrueshëm  

by A R
29/10/2016 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti vizitoi fermën blegtorale “TRIS ALB” sh.p.k në Libofshë të Fierit.

Kryetari i Kuvendit u njoh me teknologjinë moderne të kësaj ferme, që aktualisht ka rreth 300 lopë dhe me një kapacitet prodhues prej rreth 2800 litra qumësht në ditë. Kjo fermë model është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave përmes Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.Meta tha se aplikimi i teknologjisë së fundit në ferma është një rrugë mjaft e suksesshme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe po kështu dhe për rritjen e punësimit në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshëm.

“Është kënaqësi që të  vizitoj një fermë të tillë blegtorale të teknologjisë më të fundit holandeze, e cila tregon se si duhet të punohet me cilësi dhe me teknologjinë e duhur për të shkuar drejt fermave të tilla me cikël të mbyllur, të cilat do t’i japin një mbështetje shumë më të madhe, jo vetëm industrisë së qumështit, por në përgjithësi gjithë rritjes së prodhimit në vend dhe natyrisht edhe uljes së importeve, jo vetëm për këto produkte, por në tërësi. Përveç saj, kjo është edhe një rrugë mjaft e suksesshme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe po kështu dhe për rritjen e punësimit në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshëm”, – tha z. Meta.

Kryetari i Kuvendit theksoi se mbështetja më e madhe për bujqësinë dhe për ferma të tilla të teknologjisë më të avancuar, padyshim që do ta çojë bujqësinë tonë në stade akoma më cilësore dhe do t’i japë një hov të ri gjithë zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti deklaroi se është bërë një punë shumë e madhe për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

“Para tre vitesh kur ne filluam mandatin qeverisës arritëm të shpëtonim industrinë e qumështit nga falimenti sepse ishin në proces sekuestrimi dhe arritëm ta mbajmë atë në këmbë, duke garantuar që investitorët të futeshin dhe të ruanin këtë industri, e cila është një aset kombëtar. Por sfida e radhës ishte që kjo industri më pas të furnizoheshe në mënyrë të qëndrueshme me qumësht. Dhe ja ku është modeli që garanton këtë furnizim të qëndrueshëm me qumësht. Kemi të bëjmë me teknologjinë më të fundit të mbarështrimit të lopëve për qumësht ku praktikisht sot prodhohen 2800 litra qumësht në ditë. Kemi afërsisht 300 krerë lopë, por shumë shpejtë do të kalojmë në 500 krerë në përfundim të investimit”, – tha z. Panariti, i cili theksoi se Ministria e Bujqësisë nëpërmjet Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural e ka mbështetur këtë sipërmarrje me një fond prej 400 milion lekë të vjetra duke investuar nën linjat e përpunimit në tankerët dhe në teknologjinë përkatëse.

Next Post
FOTOT/ Kylie Jenner në kuzhinë, jo për të gatuar por për të treguar…

FOTOT/ Kylie Jenner në kuzhinë, jo për të gatuar por për të treguar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In