• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta, vizitë dyditore në Suedi me ftesë të kryeparlamentarit

by Aalison Pearse Stevens
22/02/2016 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Suedi me ftesë të Kryetarit të Parlamentit Suedez (Riksdag), Urban Ahlin.

Sipas njoftimit zyrtar nga Kuvendi, gjatë vizitës dyditore kryeparlamentari Meta dhe delegacioni parlamentar që e shoqëron do të zhvillojnë takime me personalitete të larta suedeze.

Meta do të pritet në takime të veçanta nga Ministri i Sipërmarrjes dhe Inovacionit, Mikael Damberg, Ministrja e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit, Isabella Lövin dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Margot Wallström.

Të martën delegacioni shqiptar do të vizitojë Parlamentin e Suedisë, ku do të zhvillohen takime me Kryetarin e Parlamentit, Urban Ahlin dhe me kryetarët e disa komisioneve parlamentare.

Kryetari i Kuvendit në këtë vizitë shoqërohet nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade, deputetët Kejdi Mehmetaj dhe Agron Duka.

ATSH

Next Post

E dini se çfarë janë këto shenja të bardha që dalin tek thonjtë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In