Ilir Meta garanton shqiptarët se ai personalisht nuk do të lejojë që vota e 25 Prillit të preket.
Presidenti bën thirrje për pjesëmarrje masive teksa shprehet i sigurt që rinia kërkon ndryshimin e qeverisë.
“Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.
Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.
Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik.
Askush nuk duhet të mungojë!
I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!” – thotë Meta në Facebook.
/a.r