“Lufta” për Teatrin duket se do të vijojë përmes shkëmbimit të replikave në distancë. Pak orë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi vendimin e presidentit si një besëprerje, Ilir Meta ka zgjedhur t’i përgjigjet sërish. Këtë herë nga Pusteci.
I pranishëm në Festën e Shën Marenës ditën e sotme, kreu i shtetit tha se “Cilido që ka vërejtje për kthimin e ligjit të Teatrit, duhet t’i referohet faqes zyrtare të Presidentit të Republikës”.
Ilir Meta u shpreh sot se është i sigurt se argumentat e dhëna bazohen vetëm në Kushtetutë, marrëveshjet ndërkombëtare, të detyruara për zbatim, si dhe legjislacionin në fuqi, duke vënë në plan të parë interesin kombëtar dhe publik
Por më herët kryebashkiaku Veliaj u shpreh se po pret me durim edhe 40 ditë, teksa Parlamenti të mblidhet sërish për të kaluar Teatrin e ri.
“Pyetja që i bëj vetes është: Këta që kundërshtojnë çdo gjë, a nuk ishin po këtu që thoshin mos ma prek liqenin, mos ma prek parkun?” – tha më herët Veliaj.
Duke ironizuar dekretin e Presidentit, kreu i Bashkisë Tiranë tha një ditë më parë se: Veprat mbahen mend dhe jo bllokimet…
/b.d