• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta-Vanhanen: Mbështetje për avancimin e Shqipërisë drejt BE

by A R
16/03/2017 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Në përfundim të vizitës zyrtare në Finlande, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme, Arta Dade, u pritën në Helsinki nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve të Jashtme në Parlamentin e Finlandës dhe ish-Kryeministri, Matti Vanhanen.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhe Parlamentit të saj ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe ndaj vendeve të tjera në rajon dhe vuri në dukje rëndësinë e intensifikimit konkret të bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik mes dy vendeve.

Dade shprehu vullnetin për forcimin e bashkëpunimit mes dy komisioneve të jashtme parlamentare, veçanërisht në këto momente të rëndësishme zhvillimesh globale që prekin hapësirën evropiane.

Vanhanen i vlerësoi marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Finlandës si shumë të mira dhe shprehu mbështetjen finlandeze për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Meta dhe Vanhanen ndanë bindjen se dy parlamentet duhet të rrisin kontaktet dhe të shtyjnë përpara një axhendë të përbashkët bashkëpunimi në fushat e arsimit, teknologjisë, turizmit dhe shkëmbimeve njerëzore.

Në përfundim Meta dhe Vanhanen dhanë një prononcim për mediat:

Ilir Meta:

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme për mua dhe për Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, znj. Dade për t’u takuar me një personalitet të jashtëzakonshëm të politikës finlandeze, aktualisht Kryetar i Komisionit të Jashtëm z. Vanhanen, Kryeministër i Finlandës për një periudhë të gjatë, por edhe kandidat për president për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Dhe ishte një kënaqësi për të konfirmuar së bashku marrëdhëniet shumë të mira politike midis dy vendeve dhe rëndësinë e zgjerimit të tyre në interes të marrëdhënieve tona bilaterale, por edhe të stabilitetit në rajonin tonë, dhe në këtë drejtim shpresojmë që z.  Vanhanen të vizitojë Shqipërinë.

Matti Vanhanen:

“Vizita juaj në Finlandë është një tregues i marrëdhënieve të shkëlqyer që ne kemi mes dy vendeve. Ju uroj suksese në rrugën tuaj drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në BE. Finlanda ka qenë gjithmonë një mbështetëse e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Ju falënderoj për ftesën që më bëtë për të ardhur në Shqipëri dhe do ta marr në konsideratë me kënaqësi”.

Next Post
Europol/ Superaksion, arrestohen 4 hajdutë shqiptarë, kishin kryer 40 grabitje

Europol/ Superaksion, arrestohen 4 hajdutë shqiptarë, kishin kryer 40 grabitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In