Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë sot një mesazh urimi për drejtuesit dhe anëtarët e Partisë Socialiste.
Me rastin e 27-vjetorit të themelimit, Meta i uron partisë më të madhe në vend më shumë suksese në përmbushjen e përgjegjësive.
Ilir Meta ka qenë kryetar i FRESSH, ish-kryeministër i Partisë Socialiste dhe së fundmi President i zgjedhur me votat e PS.
Ai u larguar në vitin 2004 nga kjo forcë politike, duke krijuar me një grup mbështetësish Lëvizjen Socialiste për Integrim. /javanews/b.d