• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta uron Biden për Ditën e Pavarësisë së SHBA: Shqipëria e vendosur të qëndrojë krah jush! Ky mesazh shkon edhe…

by
04/07/2022 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar homologun e tij amerikan, Joe Biden me rastin e 246-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mesazhin e tij Kreu i Shtetit shqiptar thotë se kjo ditë përkon edhe me 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Amerikës, ndërsa thekson vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar në krah të SHBA.

“Është një kënaqësi e veçantë për mua që sot më 4 Korrik, në këtë ditë të shënuar, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju uroj Ju dhe popullit amerikan “Gëzuar Festën e Pavarësisë”, si dhe t’Ju shpreh urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe përparimin e sigurt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e urimit.

Po ashtu, Ilir Meta thotë se ky mesazh urimi iu shkon edhe të gjithë shqiptaro – amerikanëve, të cilët kanë kontribuar pa rreshtur në forcimin e marrëdhënieve tona duke shërbyer si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë.

MESAZHI I URIMIT TE PRESIDENTIT META DËRGUAR JOE BIDEN

4 korrik 2022

I nderuar Zoti President Biden,

Viti 2022, shënon 246-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, dhe përkujtimit të udhëtimit dhe sakrificave të popullit të madh amerikan, në rrugën e lirisë, demokracisë dhe begatisë.

Arritjet mbresëlënëse të vendit Tuaj, kanë qenë dhe mbeten një burim frymëzimi për të gjitha kombet e tjera që aspirojnë për parimet universale të demokracisë, lirive dhe dinjitetit njerëzor.

I nderuar Zoti President,

Është një kënaqësi e veçantë për mua që sot më 4 Korrik, në këtë ditë të shënuar, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju uroj Ju dhe popullit amerikan “Gëzuar Festën e Pavarësisë”, si dhe t’Ju shpreh urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe përparimin e sigurtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Ky mesazh urimi iu shkon edhe të gjithë shqiptaro – amerikanëve, të cilët kanë kontribuar pa rreshtur në forcimin e marrëdhënieve tona duke shërbyer si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë.

Kam kënaqësinë t’ju përcjell i dashur zoti President, në këtë përvjetor të 246 të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, që përkon edhe me 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vëndeve tona, vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar në krah të SHBA, në shërbim të interesit të përbashkët të dy kombeve tona miq.

Në këtë ditë të shënuar të Pavarësisë së vendit Tuaj dhe një shekull marrëdhëniesh diplomatike mes nesh, uroj forcimin e pandalshëm të lidhjes dhe miqësisë tonë të bekuar!

Ju lutem pranoni zoti President, sigurimet e vlerësimit tim më të lartë.

Ilir Meta

/e.d
Next Post
Kur mund të merret vendimi për vizat? Ministrja finlandeze jep një afat për Kosovën

Kur mund të merret vendimi për vizat? Ministrja finlandeze jep një afat për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In