Nga Hermes Kafexhiu
Ilir Meta, ky protagonist kameleon i ditëve të fundit ka dalë në titrat e çdo televizioni, se dy ditë më parë ka marrë një vendim “alarmant” për tu kthyer nga Amerika, ku ishte i ftuar në Konventën e Demokratëve.
Cila ishte arsyeja e kthimit të Metës nga Amerika, nga ai vend që Meta mezi sa priste të shkonte sërish? Pasi kujtojmë se është aluduar se është derdhur pará e madhe për të lobuar që Meta të “prekte” Amerikën që, sipas medias, i ishte ndaluar.
Kthimi i tij me urgjencë është bërë sepse, sipas tij, në Shqipëri palët prishën konsensusin e 21 korrikut, që kinse Meta me mund arriti të kontribuojë. Me demek Meta, pra kameleoni jubilar politik, i hodhi dënglat popullit me ato deklarata kërcënuese se ishte ai, djaloshi që vuri pikat mbi “i” për të ngritur pallatin e drejtësisë së re.
Ta besosh këtë është njësoj sikur të besosh kumarxhiun që nuk do të luaj kumar, pas moralit që i bëri gruaja, ose “vajzat” e bordellos se janë të ndershme.
Ka ardhur momenti ta shohim situatën në me një pikëvështrim të kthjellët pa i parë veprimet e palëve në lojë,(sepse secila prej tyre është munduar të mos humbasë kredo elektorale në mënyrë që të shkojnë me një bilanc të mirë në zgjedhjet e ardhshme). Na mjaftojnë të shohim vetëm veprimet e Metës.
Deri në momentin kur Meta dha deklaratën e së dielës, vetëm 4 ditë para nga 21 Korriku, ideja mbi qëndrimin e tij të çonte se Meta donte ta votonte reformën vetëm e vetëm që të arrihej konsensusi. Dukej shumë i zbehtë roli i tij në proces, për mos të thënë se ndonjëherë dy palët e tjera e mbulonin tërësisht figurën e tij e politike.
Rama nga njëra anë e kishte ndërtuar retorikën e tij për Reformën duke transmetuar vazhdimisht nevojën që ka vendi për një drejtësi të re, e cila me patjetër do një ndërhyrje ndërkombëtare dhe mbështetjen e saj. Basha nga ana tjetër u kap me faktin se ndërkombëtarët duhet të kenë një rol vëzhgues në proçes deri në kufijntë e rekomandimit dhe jo të marrin një funksion vendimarrës. Gjatë këtyre momenteve, ose le të themi “cic-miceve” politike, Meta binte në sy thjesht për faktin se kjo reformë duhet të votohet me konsensus, pra në gjuhën e Metës vazhdimisht ka qënë ideja duhet të votojnë 140 deputetë.
Rama vazhdonte të bënte thirrje të vazhdueshme edhe në popull por edhe brenda politikës për domosdoshmërinë votimit të reformës, kurse Basha në një farë mënyre kishte mbajtur një rol gati të paqëndrueshëm me pretekste të vazhdueshme nga neni 82, pastaj vota e transferueshme, neni 55 e deri tek qëndrimi i fundit në lidhje me listat e emërimeve, ku në mënyrë të njëpasnjëshme i kishte bërë procesit një presion , për arsyen e thjeshtë dhe naive sepse votimi i reformës në një farë mënyre do të rëndonte në kandar si sukses për Ramën, duke qënë se Basha vetë vazhdueshëm kishte dhënë në popull idenë e djaloshit që po e pengon procesin për kapricon e kreut pa autoritet…
Po Meta? Ku ishte Meta deri në këto çaste?
Meta ishte i papërfshirë plotësisht. Retorika e Ramës për të ngritur institucionin e ndëshkueshmërisë dhe goditjen e të shkuarës, që në një farë mënyrë nënkupton filtrimin e gjithë “kostumit korruptiv që deri më tash ishte ngritur “, e kishte friksuar Metën. Garancia e tij për t’i qëndruar kastës politike ishte luhatur. Shumë zyrtarë të huaj muaj më parë kishin vizituar Shqipërinë dhe Metën nuk e patën takuar, edhe sipas analizave të ndryshme këto qëndrime përktheheshin si distancim ndaj tij. Intervista në Zërin e Amerikës(VOA) , që bëri një bujë të madhe mediatike shpjegoi edhe më tepër se ndërkombëtarët nuk e kishin Kreun e Kuvendit me sy të mirë, edhe do të ishte qesharake të mendoje se kjo ndodhte pa ndonjë arsye.
Arsye mund të ketë shumë, por është pa vend t’i përmendim në momentin politik ku ndodhemi.
Meta del të dielën, më 17 Korrik ku bën një deklaratë nga më të fortat që kishim dëgjuar gjatë një bashkëqeverisjeje. Në gjithë fjalimin e tij u dëgjua 21 herë fjala burg, e cila dha një shije paranojake për vetë Metën. Nga ana tjetër Meta përmendi qeverinë teknike nëse nuk arrihej konsensusi (11 herë fjalën konsensus). Lavdëroi shumë herë qëndrimet e Bashës, por nga ana tjetër Ramën e përmendte i detyruar nga rrethanat e krijuara se kishte mbajtur një qëndrim konstruktiv. Meta kritikoi dhe ndërkombëtarët, komentoi takimet që ambasadori Lu kishte bërë me dy krerët e partive më të mëdha në vend, të cilët ata nuk e kishin takuar, dhe me shumë gjasa jo për harresë. Midis të tjerash futi në fjalorin e tij dhe një ndjesi nacionaliste, por gati “katundareske”, sepse e krahasoi luftën e popullit shqipatar për drejtësi me rezistencën e Mujo Ulqinakut në Durrës. Ishte një kontekst i zbathur me një gjuhë “çorapesh”, që të krahasoje pushtimin e dikurshëm të Shqipërisë me nevojën e thellë të transformimit të drejtësisë. Nuk e kam kuptuar ende se ç’të përbashkët ka Meta me Mujon, madje me sa kujtohem Meta s’ka mbajtur asnjëherë as mustaqe…
Edhe vjen dita e enjte, Meta dhe Xhafa përplasen me një gjuhë të ashpër ku në fjalët e tyre u dukën në mënyrë të figurshme batalionet e një lufte të ftohtë e cila mesa dukej kishte humbur dashurinë, por që pa e kuptuar po humbiste edhe qetësinë. “Parrullën” e Metës e kishte zënë rrebeshi, e pakujdesshme ajo kishte harruar çadrën diku rrotull shtëpisë së një oficeri…
Më 21 Korrik votohet Reforma në Drejtësi me 140 vota, edhe dita e nesërme siguroi qetësimin e ujërave, kur papritmas një javë më pas del një pretekst i dytë që pengon hyrjen në fuqi të ligjit.
“7 ligjet” që ngjajnë si të “7-tët kundër Tebës” luhasin proçesin sërish, pikërisht në ditën kur Meta u nis në Amerikë, i ftuar në Konvetën e Demokratëve. Në titrat e televizoneve u shkruajt se Meta anulloi takimin dhe po kthehej në Shqipëri vetëm për të mbajtur nën kontroll procesin.
Sërish Meta kërkon një rol, kërkon një përfshirje dhe kjo ngjet me dëshirën e ambiciozit të përjashtuar që kërkon të mbaj kolltukën e tij për mos të rrezikuar ndëshkimin e “si vëllaut të datës 21”(sepse në historin e Shqipërisë ka dy 21-isha që nuk harrohen) , dhe nga ana tjetër këmbëngul si një ithtar i madh i konsensusit vetëm e vetëm që të justifikojë ftesën e ardhur për të shkuar në Amerikë si një i paftuar, që e donte thjeshtë rasti t’i hipte avionit e të kthehej prapa në kohë, aty ku atij ende i ka mbetur një dritë shprese për të rezistuar, edhe pse fatëkeqësisht Mujoja vdiq që në rezistencën e parë…
Lexo.al/d.i.
Meta, nje kusar injorant qe perfitoi nga politika e mbrapshte e ketyre viteve ne tranzicion per te bere kariere ne politike. Nje i pafytyre dhe i paskrupullt, qe i ka demtuar njerezit po aq shume sa edhe Berisha, ne mos me shume.
Duhet ti konfiskohet pasurite. Mori ne qafe democracies me nje tufe hajdutesh. Zoti e pafte.