• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Meta u ka dhënë nënshtetësinë shqiptare 2 indianëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar

by Java News
21/03/2019 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ndërsa vijojnë qëndrimin në Shqipëri për dy biznesmenët indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara në Nju Delhi vijon procesi gjyqësor ku ata akuzohen për mashtrime bankare dhe pastrim parash në shifrën e 1 miliard dollarëve. Në shkurt të 2018-ës, presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin që i jep dy vëllezërve nënshtetësinë shqiptare, ndërsa autoritetet indiane kanë kërkuar së fundmi ekstradimin e tyre.

Vëllezërit Sandesara kanë regjistruar në vitin 2017-të, në Qendrën Kombëtare të Biznesit një kompani të quajtur ‘Laxmi Reale Estate & Investment’, që ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit në Shqipëri. Kompania është e regjistruar në rrugën ‘Hamdi Garunja’ në Farkë të Tiranës, ndërkohë që nuk ka informacion të saktë për godinën ku ndodhet.

Nga kërkimet rezulton se kompania ‘Laxmi Reale Estate & Investment’ është gjithashtu një prej ortakëve në resortin ‘Drymades Dream’, që po ndërtohet në Dhërmi, në jug të vendit.

‘Drymades Dream’ është një kompani e krijuar në Vlorë, në qershor të 2017-ës, nga Besnik Dervishi dhe Jorgji Ruçi, siç konfirmohet edhe nga në QKB.

Aktualisht, në këtë kompani përveç ‘Laxmi Reale Estate & Investment’ rezulton të jetë ortak edhe biznesmeni Juljan Morina, i cili është edhe administrator i saj.

Përfshirja e Besnik Dervishit
Zoti Dervishi është aktualisht Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ai është emëruar në këtë post në vitin 2014-të, me propozim të Këshillit të Ministrave, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Përpara se të merrte këtë detyrë, Besnik Dervishi ka qenë prefekt i Vlorës dhe ish-deputet i Partisë Socialiste.

Në bazë të ligjit, “Funksioni i Komisionerit është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër shtetëror, me antarësimin në partitë politike, dhe pjesëmarrjen në veprimtraitë e tyre, si dhe me çdo veprimtari tjetër fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies.”

Por pavarësisht pengesës që parashikon ligji, Besnik Dervishi krijoi kompaninë ‘Drymades Dream’ në vitin 2017-të dhe mori lejen për të ndërtuar resortin luksoz në Dhërmi në një hapësirë prej 4700 m2. Në vitin 2018-të, në media u publikuan disa artikuj që kishin në fokus angazhimin në biznes fitimprurës të komisionerit Dervishi.

Largimi i dy themeluesve
Publikimi i artikujve në media duket se vunë në vështirësi Besnik Dervishin, i cili më 27 nëntor të 2018-ës, i transferon aksionet e tij te bashkëaksioneri Jorgji Ruçi, duke u larguar nga kompania ‘Drymades Dream’.

10 ditë më pas, më 7 dhjetor të 2018-ës, edhe Ruçi vendos të largohet nga kompania, duke i shitur aksionet te biznesmeni Juljan Morina. Që nga ky moment, Morina rezultonte pronar i vetëm i kompanisë ‘Drymades Dream’, e themeluar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Hyrja e indianëve
Vetëm një muaj pas largimit të komisionerit Dervishi, zoti Morina vendos më 28 dhjetor të 2018-ës që të shesë 50% të aksioneve te ‘Laxmi Reale Estate & Investment’, e zotëruar nga Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara.

Dy biznesmenët indianë u bënë aksioner të kompanisë ‘Drymades Dream’, 10 muaj pasi kishin marrë nënshtetësinë shqiptare dhe një vit pasi kishin themeluar kompaninë ‘Laxmi Reale Estate & Investment’.

Akuzat në Indi
Dy vëllezërit Sandesara janë drejtues të kompanisë farmaceutike ‘Sterling Biotech Ltd’ (SBL), pjesë e grupit ‘Sandesara’ me bazë në Gujarat të Indisë. Kjo kompani është përfshirë në një skandal të madh mashtrimi bankar dhe pastrimi të parave në Indi, ndërkohë që autoritetet e këtij shteti po kërkojnë ekstradimin e dy biznesmenëve.

Ata akuzohen se kanë krijuar të paktën 200 kompani fiktive për të bërë të mundur fshehjen apo pastrimin e rreth 1 miliard dollarë

Gjykata në Nju Delhi ka miratuar së fundmi kërkesën për ekstradimin e Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, e cila do t’u dorëzohet autoriteteve të Shqipërisë. Autoritetet indiane akuzojnë dy biznesmenët se me qëndrimin në Shqipëri po i shmangen procesit gjyqësor që ka nisur në vendin e tyre. /Politiko.al

Next Post
“Tym i bardhë”, SHBA, arrihet marrëveshja për rihapjen e qeverisë

Sulmet e Trump kundër senatorit të ndjerë McCain, shkaktojnë reagime në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In