• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta u informua paraprakisht për votën në OKB, ja provat

by Java News
26/12/2017 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pakënaqësia që provokoi vota e Shqipërisë në OKB kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, arriti kulmin me letrën e Presidentit Ilir Meta për Donald Trump. Me sinqeritetin e panatyrshëm për një burrë shteti, Ilir Meta rrëfeu në këtë letër se nuk kishte pasur asnjë komunikim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për çështjen, kur u shpreh: “kjo votë është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe as me Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar”.

Letra ishte një prezantim tjetër komik i shtetit shqiptar në sytë e të huajve, kësaj radhe në sytë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga pozitat e shtetarit të indinjuar Meta iu drejtua Trumpit me premtimin se “Do të kërkoj personalisht shpjegime dhe sqarime për këtë qëndrim dhe vendim të qeverisë që bie ndesh me marrëdhëniet e partneritetit tonë strategjik dhe interesat tona kombëtare”. 

Qëndrimi i Metës nuk lë vend për interpretime dhe tenton ta zhveshë Presidentin nga çdo përgjegjësi për votën në OKB, por Lapsi.al u njoh me disa fakte që e nxjerrin të pavërtetë mesazhin dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lapsi.al ka parë me detaje disa mesazhe të shkëmbyera përmes postës elektronike mes Sokol Gjokës, drejtor i Marrëdhënieve Shumëpalëshe në Ministrinë e Jashtme me Valter Ibrahimin, Këshilltarin Diplomatik të Presidentit.

Emailet janë dëshmi e komunikimit të pandërprerë mes Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme dhe Presidencës. Komunikimi nisi para mbledhjes së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, aty ku u inicua rezoluta kundër Trump dhe ku Shqipëria u përfaqësua nga ambasadori i saj.

Në email, Sokol Gjoka i Ministrisë së Jashtme informon Këshilltarin Diplomatik të Presidentit, Valter Ibrahimin për pjesëmarrjen e ambasadorit tonë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik. Madje Presidencës i dërgohet edhe fjalimi i ambasadorit tonë në OBI, përveç informacioneve të tjera për rezolutën.

Lapsi.al dalloi në emaile edhe lutjen e Sokol Gjokës, për një reagim nga Presidenca. Përgjigjia në orën 17:45 të pasdites së datës 11 Dhjetor nga këshilltari i Ilir Metës ka qenë lakonike. “Sa te kem nje instruksion te njoftoj menjehere”. 

Por kjo përgjigje ishte e fundit për këtë çështje dhe nuk u shoqërua nga një tjetër.

Një zyrtar në Ministrinë e Jashtme tregoi për Lapsi.al se për votën në OKB, Drejtori i Përgjithshëm Politik, Ferit Hoxha pati komunikim të vazhdueshëm në telefon me shefin e Kabinetit të Presidentit, Arben Cicin.

Para votimit, shefi i Kabinetit të Presidentit u mbajt i informuar për komunikimin me trupin diplomatik në Tiranë, për qëndrimin që do të mbahej duke e vënë theksin në linjën e përbashët me vendet e BE-së. Madje komunikimi në telefon mes Ferit Hoxhës dhe Arben Cicit vazhdoi edhe pas votimit në OKB.

Presidenca u njoftua për qëndrimin që mbajti Shqipëria në OKB, tha zyrtari i Ministrisë për Lapsi.al, duke theksuar se “në të gjitha komunikimet, nga presidenca nuk erdhi asnjë shenjë pakënaqësie”.

Emailet zbulojnë lojën që u bë në Tiranë me votën e Shqipërisë në OKB. Veç këtyre emaileve dhe komunikimeve, Presidenca e kishte të qartë qëndrimin në OKB, që kur u informua për praninë e ambasadorit tonë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik. Vota në OKB kundër Trump nuk mund të ishte surprizë për Ilir Metën.

Pa u futur në gjykimin, nëse Shqipëria mori vendimin e drejtë apo jo, del qartë se Meta qëndroi në heshtje deri në momentin që Rama votoi kundër SHBA. Më pas, nisi letrën për Donald Trump ku shfaqej i painformuar dhe i indinjuar, duke luajtur një lojë që, sado e vështirë të duket, e bën akoma më qesharak imazhin e shtetit shqiptar në sytë e të huajve./lapsi.al

Next Post
Cirku i Tiranës te Pediatria, Manastirliu: Sjellim festën për ata që kanë më shumë nevojë 

Cirku i Tiranës te Pediatria, Manastirliu: Sjellim festën për ata që kanë më shumë nevojë 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In