Presidenti Ilir Meta shprehet i vendosur për të kthyer referendumin në Shqipëri. Ai thotë se ky ligj duhet të ishte bërë para 20 viteve, në mënyrë që shqiptarët të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të mos largohen nga vendi.
Meta tha se rikthimin e referendumit e sheh si mision, dhe pasi të arrijë këtë thotë se do të largohet nga politika.
“Referendum për cdo gjë. Ligji duhet të ishte bërë para 20 viteve. Populli shqiptar nuk zgjedh deputetë, dialog nuk ka, asgjë nuk ka. Populli ka detyrë të mos ikë nga sytë këmbët, të zbatohet e drejta për referendum. Unë e shikoj si mision dhe kur do i rikthej këtë mundësi do të largohem nga politika dhe nga Tirana, jo jashtë shtetit, por për rafting. E kam këtë mision, që popullit tia kursejmë këtë tallje. Tani zgjidhja është vetëm referendumi nuk ka zgjidhje tjetër në Shqipëri. Mos mbani shpresat te askush. Çdo gjë tjetër është të humbisni kohë dhe që vendi bie në greminë”, tha Meta. /e.s/











