• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: T’i japim fund qeverisë që i shikon qytetarët me arrogancë

by Java News
06/06/2017 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi takime në Vllahinë dhe Trevllazër të Vlorës, ku u prezantuan edhe kandidatët për deputet të LSI-së.

Të pranishëm në këto takime ishin Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, kryesuesi i listës së LSI-së në qarkun e Vlorës, Prof. Shezai Rrokaj, kandidatët e LSI-së për qarkun e Vlorës, Enada Koçiraj e Flamur Çelaj, qytetarë, simpatizantë, etj. Duke marrë fajlën në këto takime, Kryetari i Kuvendit theksoi se politika duhet t’i japi besimin rinisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e bën këtë duke kandiduar të rinj në listat për deputet.

“Ne duam t’i japim besim rinisë dhe përmes këtyre të rinjve t’i japim besim të gjithë të rinjve në vendin tonë se Shqipëria është e tyrja”,- u shpreh Kryetari i Kuvendit duke shtuar se LSI-ja është forcë stabiliteti dhe integrimi ndaj dhe ajo do të dalë forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. “Të gjitha rrugët të çojnë te LSI-ja. Te forca e stabilitetit, e qëndrueshmërisë, e integritetit, karakterit dhe këto janë vlerat që nuk i ka vetëm LSI-ja, por që i ka edhe populli i Vlorës, ndaj edhe në Vlorë, LSI do të jetë forcë e parë”,- theksoi Meta.

Duke folur për modelin politik që përcjellë LSI tek qytetari, z. Meta u shpreh se LSI-ja është një parti e cila jeton me problemet e qytetarëve për t’i zgjidhur ato dhe jo duke i parë qytetarët me arrogancë. “Kjo nuk është një betejë e LSI-së, kjo është një betejë e rinisë së Shqipërisë për t’i dhënë një shans gjithë të rinjve dhe të rejave një herë e përgjithmonë dhe për t’i dhënë fund qeverisë, e cila i shikon qytetarët me arrogancë. Ne duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy në mënyrë që t’i kuptojmë sa më mirë hallet dhe problemet e tuaja”,- nënvizoi Kryetari i Kuvend.

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Vlorës, profesor Shezai Rrokaj u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim pa një program të ri për të qeverisur vendin e cila do të jetë efikase dhe që do t’i ofrojë punë qytetarëve. Krahas kësaj, profesor Rrokaj u ndal edhe tek platforma fiskale e LSI-së e cila do të ri-ngrejë fuqinë e bizneseve shqiptare.

Next Post
BATUTAT NË KUVEND/ Berisha: O Xhemal ku i ke kunetërit. Rama: Ti, je i vetmi që se njeh kunatin

E padëgjuar! Rama lavdëron doktorin: Nuk është burrë i keq as ai...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In