• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta thirrje për turizmin: Plan konkret dhe i prekshëm që ky sektor të rimëkëmbet shpejt

by Ardit Rada
12/05/2020 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nevojitet qartësi, solidaritet gjithëpërfshirës kombëtar, një plan konkret dhe i prekshëm në mbështetje të turizmit, që dëmi i shkaktuar nga pandemia COVID-19 të jetë sa më minimal dhe që ky sektor të rimëkëmbet shpejt, në mënyrë që familjet e bizneset shqiptare të cilat të ardhurat i kanë nga turizmi, të përfitojnë sa më shumë gjatë këtij sezoni”. Kjo është thirrja e Presidentit të Republikës Ilir Meta pas një takimi të zhvilluar sot me operatorët turistikë.

Meta në këtë takim është shprehur se sezoni turistik në Shqipëri në këtë vit parashikohet të jetë i vështirë. Ai ka theksuar se turizmi është ndër sektorët më të prekur nga pandemia, ndaj duhet një plan konkret për të. “…Duhet të mbështesim turizmin vendas dhe familjet shqiptare që mbahen gjatë vitit nga sezoni turistik”, apelon Kreu i Shtetit.

Postimi i presidentit Ilir Meta

Turizmi është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia COVID-19 dhe sezoni i ri turistik në vend parashikohet tejet i vështirë.

Veç humbjeve gjatë periudhës së karantinës, shumica e prenotimeve janë anuluar duke vënë në rrezik mbijetesën e këtij sektori tepër të rëndësishëm për ekonominë familjare dhe kombëtare.

Shqetësimi i thellë për krizën e rëndë ku ndodhet ky sektor m’u shpreh sot edhe në takimin që zhvillova me përfaqësuesit e operatorëve dhe agjencive turistike kryesore në vend.

Nevojitet qartësi, solidaritet gjithëpërfshirës kombëtar, një plan konkret dhe i prekshëm në mbështetje të turizmit, që dëmi i shkaktuar nga pandemia COVID-19 të jetë sa më minimal dhe që ky sektor të rimëkëmbet shpejt, në mënyrë që familjet e bizneset shqiptare të cilat të ardhurat i kanë nga turizmi, të përfitojnë sa më shumë gjatë këtij sezoni.

Me rifillimin e fluturimeve dhe hapjen e kufijve tokësorë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me vendet fqinje, për të mirën e përbashkët, duhet të mbështesim turizmin vendas dhe familjet shqiptare që mbahen gjatë vitit nga sezoni turistik.

Për këtë është e rëndësishme të caktohen protokolle të veçanta të sigurisë shëndetësore të përshtatura për vendqëndrimet, mjetet e transportit, hotelet, bregdetin, dhe zonat e tjera që vizitohen dhe ku pushojnë turistët. 🇦🇱

/e.rr

Next Post
Veliaj: Krenar për të gjithë infermierët, janë dhe do të jenë gjithmonë heronjtë tanë

Veliaj: Krenar për të gjithë infermierët, janë dhe do të jenë gjithmonë heronjtë tanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

February 9, 2026
Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

February 9, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

February 9, 2026
U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

February 9, 2026
U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

February 9, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

February 9, 2026
Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

February 9, 2026
Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

February 9, 2026
I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

February 9, 2026
Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In