• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Takova tre herë Bushatin, i kërkoi vetë takimet (pra, e paskan sqaruar për Detin)!

by Java News
28/02/2018 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne nje deklarate shtypi te vetedeklaruar si interesim nga mediat zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i cili pretendon se eshte pyetur nga mediat lidhur me përmbajtjen e tre takimeve të Ministrit të Jashtëm Bushati me Presidentin e Republikës të deklaruar nga ministri Bushati sot gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kuvendit ka sqaruar deri dhe minutazhin e ketyre takimeve. Sipas tij, eshtë e vërtetë që janë zhvilluar tre takime me kërkesën e Ministrit Bushati,  posaçërisht në datat 6 tetor 2017, 18 janar 2018 dhe 9 shkurt 2018.

Kur sheh njoftimin te vjen te pyesesh se ku qendron paqartesia e kreut te shtetit, per sa kohe qe qeveria e paska kontaktuar tre here per ta sqaruar per mareveshjen detare?!

Deklarimi:

Në takimin e datës 6 tetor vendin kryesor e ka zënë kërkesa e MEPJ për t’i akorduar gradën Diplomatike Ambasador Ambasadorit të Shqipërisë në detyre në Beograd, z. Ilir Bocka, si dhe kërkesa për të pranuar në parim propozimin për të emëruar Ambasador në NATO z. Igli Hasanaj.

Presidenti i Republikës firmosi menjëherë mbas takimit, atë ditë, dekretin për z. Bocka dhe pranoi në parim kandidaturën e z. Hasanaj duke kërkuar kohë për verifikimet përkatëse.

Ky takim nuk zgjati më shumë se 15 minuta.

Gjatë takimit të dytë sqarojmë se z. Bushati çështje kryesore kishte sqarimin për votimin në OKB dhe çështje të përgjithshme të personelit diplomatik jashtë vendit.

Ai shprehu njëkohësisht ndjesën dhe keqardhjen për mos koordinimin  e tij me Kryeministrin Rama lidhur me ndryshimin e propozimit për z. Igli Hasanaj nga Ambasador në NATO për në OSBE

Ne fund të takimit zoti Bushati i tha zotit Meta se të nesërmen do të shkonte në Korçë për të takuar zotin Kotzias për të zgjidhur të gjitha çështjet e trashëguara mes dy vendeve.

Zoti Meta e inkurajoi që të vazhdojnë frymën e bashkëpunimit pozitiv si e vetmja rrugë për të dy vendet tona.

Edhe ky takim nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta.

Më datën 9 shkurt është zhvilluar takimi i tretë, përsëri me kërkesën e Ministrit Bushati.

Çështja kryesore e ngritur nga zoti Bushati ishte emergjenca për emërimin e dy Ambasadorëve të rinj në UNESCO dhe në Gjeneve.

Zoti Meta i premtoi se kjo gjë do të ndodhte menjëherë dhe po atë ditë Presidenti Meta firmosi dy dekretet për emërimet e kërkuar nga Ministri Bushati.

Në fund të këtij takimi zoti Bushati i tha zotit Meta se bisedimet me zotin Kotzias kishin vajtur shumë mirë në përgjithësi dhe i duhej një autorizim për të mbyllur marrëveshjen e detit.

Zoti Meta i bëri të qartë zotit Bushati edhe një herë rëndësinë e madhe që ai i ka kushtuar dhe i kushton marrëdhënieve me Greqinë duke e sqaruar se komunikimi për këtë çështje të rëndësishme do të jetë gjithmonë zyrtar dhe shkresor, ndërsa kërkesa për autorizim të vinte sipas procedurave të përcaktuara qartë nga vendimi i posaçëm i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Ky takim nuk i ka kaluar 10 minutat.

Pavarësisht nga kjo transparencë, lidhur me tre takimet, dëshiroj të konfirmoj edhe një herë qëndrimin e Presidentit të Republikës për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe partneritetit me Greqinë.

Po kështu Presidenti Meta mbështet çdo nismë për një marrëveshje të re me Greqinë dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me Qeverinë dhe Parlamentin në mënyrë konstruktive, të përgjegjshme dhe transparente në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të evituar çdo surprizë të pakëndshme në të ardhmen.

Next Post
Lista/ Sasitë më të mëdha të drogave të kapura në botë

Ekuador/ Kapet sasi e madhe kokaine, dyshohet se kishte destinacion Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In