• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta takohet me Müller: Shqipëria, partner i rëndësishëm i BB-së

by Ben Andoni
31/10/2015 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e fundit të vizitës së tij në Uashington DC, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zhvilloi një takim me Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropën Qendrore dhe Rajonin e Azisë, Cyril Müller.

 Müller vlerësoi Shqipërinë si një partner të rëndësishëm të institucionit që ai përfaqëson, partner i cili ka shënuar progres të qenësishëm gjatë viteve të fundit.

Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Evropën Qendrore dhe Rajonin e Azisë, Cyril Müller u shpreh se është besimplotë që marrëdhënia e konsoliduar tashmë mes Shqipërisë dhe Bankës Botërore do të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim.

Më tej, Meta dhe Müller diskutuan mbi ecurinë e projekteve ekzistuese në fusha si ujësjellës-kanalizime, transporti, energjia, etj, duke u ndalur tek nevoja për disbursimin sa më të shpejtë të fondeve, me qëllim finalizimin e tyre.

Bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu dhe tek zgjerimi i bashkëpunimit dhe vënia në jetë e projekteve të reja që do të nxisin veprimtarinë ekonomike në vend.

Meta vlerësoi bashkëpunimin që ekziston midis institucionit të Kuvendit dhe Bankës Botërore duke u ndalur veçanërisht tek projektet i kësaj të fundit për parlamentet dhe rritjes së bashkëpunimit me parlamentin shqiptar në veçanti.

Në këtë kuadër, Meta theksoi se pala shqiptare vlerëson rritjen e bashkëpunimit mes stafit të Kuvendit dhe atij të Bankës Botërore sa i përket rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe bashkëpunimit me publikun.
Kryetari Meta nënvizoi gjithashtu nevojën për thellimin e reformave në sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë së vendit.

Takimi me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Rajonin, Patrizio Pagano

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta, zhvilloi edhe një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Rajonin, Patrizio Pagano.

Gjatë takimit, Meta dhe Pagano diskutuan mbi ecurinë e projekteve të Bankës Botërore në Shqipëri sa i përket burimeve hidrike, bujqësisë dhe mjedisit.

Dy bashkëbiseduesit u ndalën ndër të tjera dhe tek gjendja e kredive të këqija në Shqipëri dhe me masat që po ndërmerren nga Qeveria dhe Parlamenti për të minimizuar efektet e tyre në ekonominë e vendit.

Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit, Meta u shpreh se është njohur me raportin e fundit “Doing business” të botuar nga Banka Botërore dhe se Qeveria e Shqipërisë po merr të gjitha masat për të adresuar problemet e evidentuara në të.

Palët diskutuan gjithashtu dhe mbi çështje si energjia dhe interkonektiviteti dhe mbi mundësinë e bashkëpunimit për të vënë në jetë projekte që lidhen me këto dy fusha e që do të kishin ndikim pozitiv në ekonominë jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Next Post

Tahiri i përgjigjet Bashës: I fshiheshe si pulë drejtësisë me raport mjekësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In