• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta takon Ministrin e Brendshëm dhe të Sigurisë së Britanisë, bashkëpunim në sundimin e ligjit 

by A R
14/09/2016 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përmbyllje të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim me Ministrin britanik të Shtetit për Çështjet e Brendshme dhe të Sigurisë, Ben Wallace.

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ministri britanik Wallace vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në fushat e sigurisë, luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndanë bindjen e përbashkët se ky bashkëpunim duhet intensifikuar dhe forcuar më tej.

Në këtë kuadër, Meta vuri në dukje se miratimi i paketës kushtetuese për reformimin rrënjësor të sistemit të drejtësisë në Shqipëri i shërben jo vetëm çështjeve me interes të përbashkët, por edhe klimës së biznesit dhe investimeve në vend.

Ministri britanik i Shtetit për Çështjet e Brendshme dhe Sigurisë Ben Wallace theksoi se Britania e Madhe e vlerëson bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe në këtë drejtim qeveria ka vullnet maksimal për të konsoliduar bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, trafiqeve ilegale dhe luftës ndaj krimit të organizuar. Në këtë drejtim u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë në interes të paqes dhe sigurisë rajonale.

Duke evidentuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërparlamentare mes dy vendeve, Ministri Wallace shprehu kënaqësinë për krijimin e Grupit Gjithëpartiak të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik dhe shprehu besimin se vizita e Kryetarit të Kuvendit Meta në Londër do t’i japë një shtysë të fortë marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në kontekstin e referendumit britanik mbi BE.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi kontributin e çmuar të komunitetit të mirëintegruar shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe nënvizoi se ky komunitet, si urë lidhëse mes dy vendeve tona, duhet mbrojtur nga çdo element negativ që dëmton imazhin e tij. Në këtë drejtim u shpreh Meta, Kuvendi i Shqipërisë do të mbështesë çdo iniciativë që thellon bashkëpunimin mes dy qeverive respektive.

 

Next Post
Legalizimi i ndërtimeve pa leje, ja procedurat e reja

Legalizimi i ndërtimeve pa leje, ja procedurat e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Omicron ka transmetueshmëri të lartë”/ Tomini: Rastet më të shumta, të këtij varianti. Vaksina të mbron nga simptomat e rënda dhe vdekja

Tomini: 238 mijë qytetarë të vaksinuar kundër virozave, rritje me 10% krahasuar me vitin e kaluar

January 11, 2026
Pas përmbytjeve në Fier, nis verifikimi i dëmeve ndërsa rreziku nga Semani mbetet i lartë

Pas përmbytjeve në Fier, nis verifikimi i dëmeve ndërsa rreziku nga Semani mbetet i lartë

January 11, 2026
Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

January 11, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kompjuteri dhe telefoni celular janë “sisteme kompjuterike”

January 11, 2026
Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave

Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave

January 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 12 Janar 2026

January 11, 2026
I dënuar në Itali me burg, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, cilat janë akuzat ndaj tij

I dënuar në Itali me burg, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, cilat janë akuzat ndaj tij

January 11, 2026
Aleati i Bashës i pakënaqur me marrëveshjen: Nuk ishte reforma që prisnim, zgjedhjet pasardhëse duhet të jenë me lista të hapura

Ndoka i zhgënjyer nga tryeza e Berishës me aleatët: Frymë mosbesimi ekstreme!

January 11, 2026
Përmbytjet, Vengu në Thanasaj të Lushnjës: Shqetësim, tokat bujqësore. Kemi evakuuar disa stane

Përmbytjet, Vengu në Thanasaj të Lushnjës: Shqetësim, tokat bujqësore. Kemi evakuuar disa stane

January 11, 2026
“Ndodhi pak para se të futej në BBV”, Ina i tregon Mirit raportin me Keijsin: Ne s’kemi qenë të lidhur, u puthëm kur…

“Ndodhi pak para se të futej në BBV”, Ina i tregon Mirit raportin me Keijsin: Ne s’kemi qenë të lidhur, u puthëm kur…

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In