• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta takon kreun e Dhomës së Deputetëve të Britanisë, vlerësime për miratimin e reformës në drejtësi

by A R
13/09/2016 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Londër, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim me Liderin e Dhomës së Deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar, Ministër i Kabinetit për Parlamentin, David Lidington.

Kryetari i Kuvendit, Meta u shpreh se Britania e Madhe është një partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, demokracisë, luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, drejtësisë dhe sigurisë. Në këtë kuadër, marrëdhëniet ndërparlamentare duhen thelluar edhe më tej në shërbim të cilësisë së bashkëpunimit dypalësh.

Lideri i Dhomës Britanike të Deputetëve, David Lidington pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar në Londër, vuri në dukje se pavarësisht referendumit të fundit, Britania e Madhe dëshiron t’i thellojë marrëdhëniet me Shqipërinë, veçanërisht në drejtim të sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe anti-terrorizmit.

Në këtë kuadër, Meta dhe Lidington diskutuan mbi reformën në sistemin e drejtësisë, ku Ministri Britanik për Parlamentin, Lidington vlerësoi miratimin me konsensus të plotë të paketës kushtetuese si një zhvillim pozitiv për rritjen e investimeve të huaja dhe për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryetari Meta nënvizoi se reforma në drejtësi i shërben klimës së biznesit dhe në këtë drejtim rritja e investimeve britanike është e mirëpritur në Shqipëri veçanërisht në fushat e turizmit, energjisë, etj.

Në përfundim, Meta dhe Lidington biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke vlerësuar rolin pozitiv që Shqipëria luan në funksion të forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe integrimit rajonal.

Pas takimit, Meta dhe Lidington dhanë edhe një prononcim për mediat.

Lideri i Dhomës së Deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar tha se dy vendet kanë një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi dhe se po punohet për gjetjen e mundësive të reja për të përforcuar më tej marrëdhëniet në fushën e tregtisë dhe investimeve.

“Ndihem mirë që takohem sërish me Kryetarin e Kuvendit, z. Meta. Herën e fundit që jemi takuar ka ndodhur në zyrën e tij në Parlamentin e Shqipërisë, ndërsa ketë herë jam unë që e mirëpres në Dhomës së Deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar. Ka një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Sot ne jemi dy vende aleate në NATO. Gjatë takimit ne kemi folur për çështje të sigurisë. Ne jemi të përkushtuar dhe mbështesim realizimin e të gjitha reformave që po ndërmarrin vendet e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipëria. Ne po bashkëpunojmë në çështjet e gjyqësorit, të rendit publik, në luftën kundër krimit dhe terrorizmit dhe ne po punojmë për të gjetur mundësi të reja për të përforcuar më tej marrëdhëniet në fushën e tregtisë dhe investimeve. Z. Meta më njohu me shumë mundësi që ofron Shqipëria për investitorët britanikë. Patëm një takim të frytshëm dhe unë shpresoj që këto marrëdhënie mjaft të mira mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të mund të zhvillohen edhe më tej në të ardhmen”, – u shpreh z. David Lidington.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, z. Meta vlerësoi kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë dhe shprehu bindjen në forcimin e partneritetit tonë në të gjitha drejtimet. Z. Meta tha se reforma në drejtësi do të rrisë besimin e investitorëve britanikë për të investuar më shumë në vendin tonë.

“Edhe unë dua të shpreh kënaqësinë dhe jam i bindur që marrëdhëniet mjaft pozitive midis dy vendeve tona, midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Do të vazhdojnë të konsolidohen akoma më shumë në të ardhmen në të gjitha drejtimet. Mbretëria e Bashkuar ka bërë investime të jashtëzakonshme në rajonin tonë për të forcuar sigurinë e këtij rajoni dhe stabilitetin tij dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, jam i bindur. Sikurse përmendi edhe fushat z. Lidington, ne do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë në të gjitha drejtimet, të sigurisë, të luftës kundër terrorizmit, kundër krimit të organizuar, por njëkohësisht do të punojmë edhe për të zgjeruar marrëdhëniet tregtare, ekonomike, për të rritur investimet britanike në Shqipëri. Dhe shpresojmë që edhe reforma në drejtësi të rrisë besimin e investitorëve britanikë për të investuar më shumë në vendin tonë dhe natyrisht që edhe marrëdhëniet ndërparlamentare do të ndihmojnë për të ndërtuar edhe një bazë më të fuqishme për marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

Next Post
Akuza për përdhunim, motra e njerkut: Ajo nuk është modeli i nënës, ka sajuar gjithçka

Abuzoi me 12-vjeçaren, Ilmi Hoxha: Jam i shokuar, të pavërteta ato që thuhen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In