• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta takon Engel, kongresmeni vlerëson miratimin e reformës në drejtësi

by A R
02/09/2016 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në Kryesinë e Kuvendit Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri Donald Lu dhe aktivistit të njohur të diasporës shqiptare në SHBA, Harry Bajraktari.

Kryetari i Kuvendit Meta e falënderoi Kongresmenin Engel për mbështetjen e tij të jashtëzakonshme në vite, si dhe të Kongresit Amerikan ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar, duke vënë në dukje edhe rolin e tij të veçantë në mbështetje të njohjeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, Kongresmeni Engel vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria dhe në veçanti miratimin e paketës kushtetuese për reformën në drejtësi. Në këtë kontekst, Kongresmeni Engel vlerësoi rolin e rëndësishëm të Kryetarit të Kuvendit Meta për miratimin me konsensus të paketës kushtetuese gjatë muajit korrik.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë të SHBA në forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë dhe në veçanti për reformën në drejtësi, e cila është kyçe jo vetëm për avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian, por edhe për luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, dhe për rritjen e besueshmërisë së investitorëve të huaj si dhe për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Kongresmeni Engel biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon duke evidentuar rolin konstruktiv të Shqipërisë, dhe në përfundim të takimit ndanë bindjen e përbashkët se miqësia e fortë dhe e natyrshme shqiptaro-amerikane është një bazë solide për zhvillimin dhe konkretizimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve në të ardhmen./a.m.

Next Post
Nga shkelës i rregullave të qarkullimit në edukator për të tjerët

Nga shkelës i rregullave të qarkullimit në edukator për të tjerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

Rusët për sportistët e tyre: Neutraliteti si tradhti kombëtare

February 23, 2026
Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

February 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Institucionalizimi i barazisë së shqiptarëve

February 23, 2026
Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

February 23, 2026
Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

February 23, 2026
Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In