• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta takohet me homologun polak: Liberalizimi i vizave me Kosovën, çështje urgjente

by Java News
09/05/2019 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti në një takim Presidentin e Republikës së Polonisë Andrzej Duda, i cili ishte njëkohësisht dhe i Ftuar Nderi i Samitit të Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, që u zhvillua në Tiranë, më 8-9 maj 2019.

Pas ceremonisë shtetërore të mirëseardhjes, dy Presidentët, zhvilluan një takim kokë më kokë  e më pas një takim të zgjeruar mes dy delegacioneve.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira e miqësore midis dy vendeve e popujve, që siç theksoi janë shumë më të thella në histori se marrëdhëniet diplomatike.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për vizitën e Presidentit Duda në Tiranë, si dhe pjesëmarrjen e tij në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, duke e konsideruar këtë vizitë, një mesazh të qartë mbështetës për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të agjendës evropiane.

Duke u ndalur tek marrëdhëniet dypalëshe, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Polonia në fushat e arsimit, sportit, kulturës, inovacionit, mbrojtjes dhe administratës publike.

Të dy krerët e shteteve ndanë mendimin se më shumë duhet bërë në drejtim të nxitjes së bashkëpunimit ekonomik, e veçanërisht në fushën e turizmit, që vlerësohet me potenciale të mëdha në rritje.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhduar dhe të qartë të Polonisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, e në mënyrë të veçantë për çeljen sa më shpejt të negociatave të anëtarësimit, si dhe në kuadër të Grupit të Vishegradit.

Presidenti Meta i uroi Presidentit Duda shumë suksese për organizimin e Samitit të ardhshëm për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit dhe shprehu besimin se ky samit do t’i çojë më tej projektet e nisura zhvillimore për rajonin tonë.

Duke u ndalur në zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Presidenti Meta nënvizoi se një nga çështjet më urgjente mbetet çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën. Presidenti Meta pranoi me kënaqësi ftesën e Presidentit Duda, për të vizituar Poloninë, më 1 shtator të këtij viti.

/a.rada

Next Post
Lirimi i Klevis Balliut, reagon Basha: Arrestim mbi kallëzime të rreme për të zbatuar urdhrin e Ramës

Lirimi i Klevis Balliut, reagon Basha: Arrestim mbi kallëzime të rreme për të zbatuar urdhrin e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In