“Fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk duhet rreshtur kurrë së dënuari.
Çdo akt burracak dhune, verbale e fizike ndaj tyre, nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet, sidomos nga një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta”.
Kështu thotë Presidenti Ilir Meta, me rastin e ditës së luftës kundër dhunës ndaj grave.
Ai shton se një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
/a.r