• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta takim me Kryetarin e Asamblesë Popullore të Kinës: Intensifikim i marrëdhënieve

by A R
20/10/2016 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe delegacioni parlamentar shqiptar në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kinë u prit sot në një takim të veçantë nga homologu i tij, Kryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Zhang Dejiang.

Gjatë takimit, Meta shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë në Pekin dhe vlerësoi marrëdhëniet e veçanta miqësore e tradicionale që Shqipëria ka me Kinën. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit shprehu bindjen se kjo vizitë do t’i shërbejë intensifikimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve që mund të konsiderohen të shëndetshme, dinamike dhe të qëndrueshme.

“Bashkëpunimi parlamentar përbën një dimension të rëndësishëm dhe ka një rol të pazëvendësueshëm për të forcuar lidhjet midis dy vendeve dhe dy popujve tanë. Shkëmbimet e vizitave të nivelit të lartë mes dy parlamenteve do të duhet të shtrihen dhe të pasohen edhe nga ato të komisioneve të veçanta parlamentare dhe të grupeve të miqësisë”, – theksoi z. Meta, duke vënë në dukje faktin se në Kuvendin e Shqipërisë është krijuar edhe Grupi i Miqësisë Shqipëri-Kinë.

  1. Meta konfirmoi politikën e palëkundur të Shqipërisë për një Kinë të vetme, atë të Republikës Popullore të Kinës, duke pohuar gjithashtu se Shqipëria ndihet krenare që ka kontribuar për t’i dhënë Kinës vendin që ajo meriton ne OKB.

Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, z. Meta u shpreh se janë të mirëpritura edhe më shumë investime nga ky vend mik në fushat si bujqësia, turizmi dhe infrastruktura.

Në këtë kuadër janë të rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar dypalësh nismat kineze “Një Brez një Rrugë” dhe ajo rajonale “16 + 1”, në të cilën Shqipëria është shumë e interesuar të luaj rolin e saj.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, z. Zhang Dejiang, në fjalën e tij të mirëseardhjes nënvizoi kënaqësinë që Kryetari Meta vjen në vizitë zyrtare në Kinë dhe shprehu besimin se kjo vizitë do t’i shërbejë më tej intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në fushat me interes reciprok.

Kryetari Zhang Dejiang theksoi se Kina nuk do të harrojë kontributin e Shqipërisë për të rifituar vendin e saj në OKB dhe se ajo do të jetë gjithmonë mirënjohëse, duke vlerësuar gjithashtu edhe qëndrimin e Shqipërisë për një Kinë të vetme.

Kryetari i Asamblesë Popullore të Kinës, pasi bëri një prezantim të reformave politike dhe ekonomike në Kinë, ndau bindjen me z. Meta për të shtuar më tej bashkëpunimin parlamentar në nivelet e komisioneve në interes të intensifikimit të marrëdhënieve politike mes dy vendeve tona.

Sakaq, Kryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, z. Zhang Dejiang, siguroi se do të mbështesë kompanitë kineze për te investuar në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta e ftoi Kryetarin Zhang Dejiang për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë e cila u pranua me kënaqësi.

Next Post
Shërbimi Sekret ia ndalon Obamas t’i hipë elefantit

VIDEO/ Këto janë këngët që Barack Obama dëgjon kur bën stërvitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Politika e re amerikane, ish-ambasadori Bimo: Ja interesat gjeopolitike që Trump kërkon aneksimin e Groenlandës

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In