Mesa duket periudha kur Koço Kokëdhima dhe Edi Rama ishin dy miq të pandarë, vëllezër në jetë dhe politikë, duket se ka marrë fund.
Për më tepër se kaq, Koço Kokëdhima duket se po pozicionohet kundër Edi Ramës për Reformën në Drejtësi. Tregues i kësaj është botimi i sotëm në gazetën “Shekulli” të Kokëdhimës, ku thuhet se Reforma në Drejtësi dhunon Kushtetutën dhe shkel sovranitetin e vendit.
A është kjo shenja se Kokëdhima refuzon t’i japë Ramës dy votat që zotëron në Parlament, për Reformën në Drejtësi? Përkrah kujt do të jetë Koço Kokëdhima?
Burime të Opinion.al thonë se Kreu i Kuvendit Ilir Meta është parë të hyjë sot në shtëpinë e Kokëdhimës në bllok, ku ka qëndrur për afro një orë. Kjo vizitë përforcon zërat se Koço Kokëdhima është deklaruar në mbështetje të Ilir Metës për krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme. A është ky sinjali se Koço Kokëdhima do të jetë pjesë e rrëzimit të Edi Ramës? /opinion.al/a.m.