Ilir Meta në një intervistë për “Syri TV” u pyet për deklaratat e Fatos Nanos kundër tij.
Presidenti u shpreh se “nuk harxhoj kohë më një njeri si Nano që dha shembullin më të keq në drejtimin e shtetit. Një njeri që rrinte në kazino kur duhet të ishte në drejtimin e qeverisë”.
Meta ka kujtuar dhe kohën kur sipas tij Nano u arratis nga detyra si kryeministër. “Kur kollitej Doktori, Nano largohej nga Tirana. Une kurre nuk kam dhene shembullin e zyrtarit te larte qe braktis institucionet kur sulmohen me arme dhe as nuk kam shkuar ne kazino e buzuqe kur ndodhnin fatkeqesi kombetare. Si karakter ai mbetet nje ordiner por se cfare e shtyu t’i bente sherbimin e radhes kryeministrit kete une nuk mund ta di“,– tha kreu i shtetit.
Ai u shpreh se nuk e ka ndjekur intervistën e Nanos një javë më parë pasi ka qenë në një darkë me Ylli Bodinakun.
“Unë i jam mirënjohës Nanos që më ka shërbyer si shofer dhe nuk më ka aksidentuar” – tha Meta.
Një javë më parë Fatos Nano e cilësoi Ilir Metën si mishërim i 7 mëkateve kapitale të Biblës.
/a.r