• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta starton vizitën në KInë, pritet nga Kryetari i Konferencës Konsultative Politike

by A R
18/10/2016 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nisi sot vizitën e tij zyrtare në Republikën Popullore të Kinës me ftesë të Kryetarit të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Yu Zhengsheng.

Në këtë vizitë, Meta shoqërohej nga një delegacion i gjerë i përbërë nga Ministri për Bujqësinë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, si dhe anëtarë të grupit parlamentar të miqësisë, Shqipëri-Republika Popullore e Kinës.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit fillimisht në takim nga Kryetari të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Yu Zhengsheng, të cilit i shprehu vullnetin për të intensifikuar marrëdhëniet e bashkëpunim midis dy vendeve në të gjitha fushat.

Gjatë bisedimeve mes dy delegacioneve, Kryetari Meta kërkoi që marrëdhëniet dypalëshe miqësore tradicionale të ridimensionohen në kushtet e zhvillimeve të reja globale.

Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik, dy palët mirëpriten investimet kineze në Shqipëri përfshi ato në kuadër të Nismës së rëndësishme të bashkëpunimit 16+1.

“Interesi reciprok në rritje mes dy vendeve kërkon të zgjerohet bashkëpunimi  edhe në fusha të tjera sidomos atë të shkëmbimeve tregtare, në bujqësi, turizëm, arsim, kulturë”, – nënvizoi z. Meta.

Kryetari i Konferencës Konsultative të Popullit Kinez, z. Yu Zhengsheng u shpreh se Kina i është shumë mirënjohëse Shqipërisë, që e ka mbështetur atë në rimarrjen e vendit të saj në OKB.

“Shqipëria është një vend i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe si e tillë mbetet aktive në kuadër të nismës bashkëpunimit 16+1”, – theksoi z. Yu Zhengsheng.Meta theksoi edhe njëherë qëndrimin zyrtar të palëkundur të Shqipërisë në mbështetje të politikës të një Kine të vetme, Republikës Popullore të Kinës!

Në përfundim të këtij takimi,  Kryetari i Kuvendit, z. Ilir  Meta ftoi Kryetarin e Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, z. Yu Zhengsheng për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

 

Next Post
(VIDEO) Lufta në Irak, dita e dytë e sulmit përparon ushtria në betejën me ISIS

Pas çlirimit të Mosulit, Komisioneri i Sigurisë në BE i trembet kthimit të xhihadistëve në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raportin do ta hartojmë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raportin do ta hartojmë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS

February 23, 2026
Qeveria planifikon të japë bonus për pensionistët edhe këtë fundvit

Qeveria planifikon të japë bonus për pensionistët edhe këtë fundvit

February 23, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Shembja e rrugëve, si shembja e “idhujve”

February 23, 2026
“Votë pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut”, zbardhet raporti i PD në Këshillin e Mandateve për Kuvendin

“Votë pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut”, zbardhet raporti i PD në Këshillin e Mandateve për Kuvendin

February 23, 2026
“Noka më kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht në brinjë”, dëshmia në polici e qytetarit që u dhunua nga deputetët e PD-së

“Noka më kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht në brinjë”, dëshmia në polici e qytetarit që u dhunua nga deputetët e PD-së

February 23, 2026
Australia mbështet heqjen e Andrew nga radha e trashëgimisë mbretërore, Albanese letër kryeministrit Starmer

Australia mbështet heqjen e Andrew nga radha e trashëgimisë mbretërore, Albanese letër kryeministrit Starmer

February 23, 2026
Atentati në Lushnje, rivali i Aldo Bares largohet nga spitali

Karburant, godina, troje e ndërtesa/ Konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut

February 23, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

February 23, 2026
“Të fortët e Ballukut kërcënuan dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin: Bëhet fjalë për…

“Të fortët e Ballukut kërcënuan dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin: Bëhet fjalë për…

February 23, 2026
Sahara, takimi i tretë në Uashington për autonominë me pjesëmarrjen e Algjerisë

Sahara, takimi i tretë në Uashington për autonominë me pjesëmarrjen e Algjerisë

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In