• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta s’mund ta shpërndajë Parlamentin”/ Topi: Të diskutosh në 2019 për ekzistencën e Kushtetueses është e papranueshme

by Java News
23/11/2019 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti Bamir Topi komentoi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, zhvillimet e fundit politike, ku palët po përplasen ashpër për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Për ish-Presidentin Topi është absolutisht e papranueshme që në vitin 2019 Shqipëria të diskutojë për Gjykatën Kushtetuese dhe se një gjë e tillë nuk ndodh në asnjë vend të botës.

I pyetur për paralajmërimin e Presidentit Ilir Meta për referendum në mbrojtje të Kushtetutës, Topi deklaroi se nuk është e vështirë të mblidhen 50 mijë firma të qytetarëve, por problemi është nuk ka vullnet politik për një gjë të tillë.

“KQZ dominohet politikisht. Ka një politikë jashtëzakonisht të dobët, ka një politikë amatoreske, dhe që në vetvete sheh qëllime të tjera, që nuk janë për t’i dhënë shoqërisë, qetësi për të forcuar institucionet, por për t’i dobësuar ato”, tha Topi.

Pjesë nga intervista:
Unë shikoj sot dalje, ndoshta inflacioniste, të Presidentit, shoh një komunikim totalisht të munguar të kryeministrit, ai tërhiqet në ngjarjet përvëluese. Unë e shoh Ramën me dy përgjegjësi të mëdha për të kaluarën, e para është shkatërrimi i bazave të Kushtetutës, që e kthyen Shqipërinë në një republikë në dorë të kryeministrit. Përgjegjësia e dytë është politike, sepse kujt më shumë se kryetarit të mazhorancës i jepet e drejta për të implementuar një reformë dhe më e rëndësishmja është ajo në drejtësi. Falë implementimit të saj të gabuar sot institucionet nuk funksionojnë. Kemi dhe një përgjegjësi në tentativë, nuk shoh asnjë lloj prononcimi për të ndryshuar situatën, sepse situata ndryshon me Kodin Zgjedhor.

Fakti që ai nuk flet dhe kryetari i opozitës nuk merret fare me këtë problem, është çështje e një taktike, por askënd nuk bind braktisja e kryeqytetit. Kryeqyteti është në konotacionin politik të diskutimeve të mëdha, lihet kryeqytetit, shkohet në qytete të vogla dhe diskutohen gjëra të tjera. Këto janë ato pika që e bëjnë presidentin Meta të jetë i dukshëm. Ai bën opozitën për parimet kushtetuese të asaj që mbulon.

A ka të drejtë Meta që kërkon referendum?
Besoj që referendumi në parim është një nga elementët më pozitiv të demokracisë. Meta kishte të drejtë kur iu referohej referendumeve që ka bërë Zvicra, për çështje fare të vogla. Problemi është se vërtet referendumi është element shumë i rëndësishëm, por a ka kulturë dhe vullnet politikë, që do ta marrë në konsideratë. U morën 50 mijë firma, se nuk është e vështirë, por në ç’filtra do kalojë, a do ketë vullnet politik. KQZ dominohet politikisht. Ka një politikë jashtëzakonisht të dobët, ka një politikë amatoreske, dhe që në vetvete sheh qëllime të tjera, që nuk janë për t’i dhënë shoqërisë, qetësi për të forcuar institucionet, por për t’i dobësuar ato.

Nëse do gjendeshit në pozicionin e Metës, si do vepronit?

Unë kam gjithë larminë e përgjigjeve, por i rezervoj vetes një lloj stepje për t’u përgjigjur, sepse respektoj cilindo president që është në detyrë.

Cilën pyetje do shtronit në referendum?
Sistemin politik. Është i deformuar për qëllime jashtëzakonisht okulte. Këto qëllime janë rritur, në një moment që Shqipëria po ecte shumë mirë. Presidenti sot nuk ka asnjë mjet presioni ndaj Parlamentit. Në Kushtetutën e parë Presidenti kishte të drejtë ta shpërndante Parlamentin, sot nuk ka instrument presioni. Prandaj, mazhorancat politike, qoftë e kaluara që lulëzoi në 2005-2013, qoftë kjo, ndjehen të fuqishëm shumë. Imagjinoni ku kemi arritur, të diskutojmë atë që s’e diskuton asnjë vend në botë, ekzistencën e Gjykatës Kushtetuese. Është kthim pas, i ngjan Kalasë së Rozafës, që ditën ndërtohet, natën rrëzohet. Të diskutosh në vitin 2019, është totalisht e papranueshme.

Next Post
VIDEO/ Skënderbeu “leksion” Tiranës dhe e kalon në renditje

VIDEO/ Skënderbeu “leksion” Tiranës dhe e kalon në renditje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In