• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Situata na imponon të dalim me 61 kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale. Berisha duhet të jetë më i interesuari

by Java News
29/09/2022 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se sot është i gatshëm të mbështesë një kandidat nga PD për bashkinë e Tiranës në rast se ai është përfaqësues i denjë për opozitën.

Në Report TV ai deklaroi se situata i imponon opozitës të dalë me 61 kandidatë të përbashkët për bashkitë e vendit në zgjedhjet lokale ndërsa shtoi se çdo parti mund të realizojë ambiciet e saj në zgjedhje lokale.

“Kam përshtypjen se qëndrimet e mia kanë qenë shumë të qarta dhe shumë solide. Çdo forcë politike në zgjedhjet vendore do e testojë peshën e saj në këshillat bashkiakë që nuk ekzistojnë sot sepse janë monopartiake. PL ka objektivat e saj tepër ambiciozë. Do të ishte shumë normale të kishte edhe dy tre kandidatë. Por ne jemi në kushtet e një regjimi dhe kjo i imponon opozitës së vërtetë që të dalë me një kandidat të përbashkët në çdo bashki. Edhe në Tiranë, në bashkitë kryesore në mënyrë të veçantë. Për të unifikuar votën e popullit shqiptar.

Qëndrimi ka qenë i qartë. Për ne ka rëndësi të jenë 61 kandidatët më të mirë në çdo bashki. Ne jemi të hapur për këtë çështje. Ambiciet tona ne i kemi të realizueshme në këshillat bashkiakë. PD duhet të jetë edhe më e interesuar duke qenë parti më e madhe duhet të ketë edhe përgjegjësinë më të madhe. Kjo është një mundësi që nuk mund të humbet. Rama tani do të bëjë edhe aktorin dhe të paditurin për qytetarët që respektojnë ligjin. Ne jemi shumë të qartë si PL për bashkëpunimin. Mendoj se PD duhet të jetë më e qartë se asnjëherë tjetër. 100% i gatshëm të mbështes një kandidat të PD për Tiranën”, u shpreh Meta.

Ai foli edhe për bashkëpunimin me PD dhe raportin me ish kryeministrin Berisha si aleatë politikë në opozitë.

“Unë isha nisur për një rrugë tjetër. Këta më kthyen. Më kthyen shumë faktorë. Prandaj jam këtu sepse Shqipëria është në një gjendje të tillë ku dalin edhe fëmijët në grevë para kryeministrisë. Çfarë t’u thuash atyre fëmijëve, pse ndodh kjo? Jam i hapur për çdo pozicion aktiv në maxhorancë. Unë dua të mos qajnë ata fëmijët aty në sheshin para kryeministrisë për çmenduritë e Edi Ramës dhe pengmarrjen që e detyron Edi Ramën të marrë çdo lloj vendimi. Gjëja më e rëndësishme është edukimi i fëmijës. Duam të mos ketë më pamje të tilla.

Mendoj se Zoti Berisha ka bërë një sakrificë të madhe që është rikthyer në politikë aktive. Ka marrë drejtimin e PD në mënyrën më demokratike si nga pikëpamja e procedurave. Nuk mendoj se kjo është sakrificë e vogël sepse mund të kishte bërë edhe një zgjidhje personale. Në këtë kuadër i duhet të bëjë edhe çdo sakrificë tjetër për të arritur në triumfin e opozitës. Rama duket sikur është bosi i këtij regjimi por në fakt është peng i këtij regjimi. Ka tutor përfaqësues të krimit të organizuar, ndërkombëtarë, rajonalë. Ata që e urdhërojnë të bëjë veprime. Është nën presionin e borxheve të tij”, deklaroi Meta./m.j

Next Post
“Kanë tradhtuar shtetin…”! Pas Italisë, një grua kryeministre në Shqipëri në të ardhmen?

“Kanë tradhtuar shtetin...”! Pas Italisë, një grua kryeministre në Shqipëri në të ardhmen?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In