• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta shtron darkë iftari për Ramazan: Vlerësoj sakrificën e besimtarëve!

by Java News
30/05/2018 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shtruar në Pallatin e Brigadave një darkë Iftari me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit. Të pranishëm Kreu i KMSH ishin Haxhi Skënder Bruçaj, udhëheqës fetarë të bashkësive shqiptare, ambasadorë e përfaqësues diplomatikë, teologë e personalitete të ndryshme. Presidenti Meta uroi besimtarët myslimanë për Paqe e mirësi në shpirtin dhe familjet tyre.

Pjesë nga fjala e Metës:
Kjo mbrëmje Iftari, për të ndarë së bashku nderimin për Muajin e bekuar të Ramazanit. Muaji Ramazanit një mundësi për të shprehur vlerësimin ndaj Zotit si dhe vëllazërimin, mirëkuptimin dhe harmoninë ndër fetare që ekziston në Shqipëri. Ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të mbarë.
Vlerësoj sakrificën e besimtarëve në përkushtimin ndaj Zotit si dhe ndaj vlerave humane. Muaji i bekuar i Ramazanit është muaji i mirëkuptimit, paqes dhe i mëshirës hyjnore. Muaji ku dalin në pah cilësitë më të mira njerëzore si bujaria, toleranca, durimi, shpirtmirësia si dhe respekti e dashuria për njëri tjetrin. Muaji i Ramazanit i fton besimtarët për më shumë dhembshuri e bujari sidomos për të varfrit, familjet në nevojë, jetimët, të moshuarit e të vetmuarit. Uroj që mesazhet e solidaritetit nga ky Muaj i Shenjtë të vazhdojnë edhe më tej të plotësojnë kërkesat e qytetarëve tanë për më shumë mundësi, paqe, solidaritet e drejtësi sociale.

Historia e shqiptarëve është një histori mbijetese, qëndrese dhe lufte për liri dhe identitet. Në këtë përpjekje të përbashkët myslimanët e të krishterët shqiptarë janë ndodhur në krah të njeri tjetrit në të gjithë sfidat për pavarësi, emancipim dhe dinjitet shoqëror. Përkulem me nderim të veçantë për kontributin e vetëmohimin e tyre në Rilindjen Kombëtare, Kryengritjet e mëdha të Pavarësisë, qëndresën ndaj diktaturës si dhe në çdo betejë të tyre për lirinë e fesë dhe ndërgjegjes. Toleranca tek shqiptarët është jo vetëm fetare dhe gjuhësore, por edhe një tipar i sjelljes ndaj popujve të tjerë. Harmonia fetare është trashëguar dhe konsoliduar në kohë. Kjo tolerancë e harmoni fetare duhet ruajtur e kultivuar vazhdimisht.

Është detyra jonë të investohemi gjithnjë e më shumë në të ardhmen për harmoninë fetare të vendit tonë. Modeli shqiptar i harmonisë ndër fetare merr një vlerë të shtuar në sfidën globale mbi nevojën e mirëkuptimit dhe bashkëjetesës së kulturave dhe qytetërimeve. Shqipëria, një nga rastet e rralla të një vendi me besime të ndryshme fetare, ku të gjithë faktorët politikë e shoqërore, përfshirë edhe bashkësitë fetare, janë përkrahës të fuqishëm të integrimit të vendit në BE. Identiteti ynë kombëtar, fetar e shoqëror është dhe mbetet identitet thellësisht evropian. Besimi te Zoti është frymëzim e forcë e pashtershme shpirtërore që na shtyn t’i përkushtohemi edhe më shumë familjes, atdheut e shoqërisë.

Njohja e rikthimi i pronave bashkësive fetare, jo vetëm një detyrim që buron nga Kushtetuta por dhe një kontribut real i mëtejshëm në rimëkëmbjen e institucioneve fetare e forcimin e pavarësisë së tyre. Dua t’ ju siguroj për mbështetjen time në punën dhe lutjet e tuaja për të mirën e qytetarëve dhe të ardhmen tonë të përbashkët. Nga ky Iftar do të doja t’u përcillja të gjithë besimtarëve shqiptarë, kudo ndodhen, respektin tim të thellë për përkushtimin e tyre ndaj Atdheut e Zotit.

ma.me

Next Post
Kukës, tregu agro-ushqimor jashtë çdo standardi higjeno-sanitar, ndonse u shpenzuan miliona lekë

Kukës, tregu agro-ushqimor jashtë çdo standardi higjeno-sanitar, ndonse u shpenzuan miliona lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

January 13, 2026
Dalin detajet e reja nga arratisja e Altin Ndocit/ Këto janë pamjet kur e ndjek polici dhe gjuan në ajër

Detaje nga arratisja e Altin Ndocit, kush ishte polici që qëlloi në ajër për ta trembur (EMRI)

January 13, 2026
I ftohti rrit infarktet, temperaturat e ulëta “armiku” i zemrës. Mos neglizhoni shenjat!

I ftohti rrit infarktet, temperaturat e ulëta “armiku” i zemrës. Mos neglizhoni shenjat!

January 13, 2026
Paralajmëron Karamuço: Për ’21 janarin’ do ketë zhvillime, ka disa çështje që janë si ‘bombë me sahat’

“Altin Ndoci e dinte ku e priste makina”/ Karamuço: E mirëmenduar, dyshoj se ka bashkëpunim me punonjës të paraburgimit Durrës

January 13, 2026
VIDEO/ “Kush ta ka lidhë nyjen që je “non grata” akoma? Demokrati në Lezhë i ankohet Berishës për lekët që i dha La Civitas: T’ia kishe dhënë…

VIDEO/ “Kush ta ka lidhë nyjen që je “non grata” akoma? Demokrati në Lezhë i ankohet Berishës për lekët që i dha La Civitas: T’ia kishe dhënë…

January 13, 2026
Spiuni kinez që shërbeu në Marinën Amerikane dënohet me 17 vjet: “Shiti informacione të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare burg”

Spiuni kinez që shërbeu në Marinën Amerikane dënohet me 17 vjet burg: “Shiti informacione të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare”

January 13, 2026
Mediat e Emirateve të Bashkuara Arabe jehonë dekorimit të Ramës: Vlerësim për marrëdhëniet dypalëshe

Mediat e Emirateve të Bashkuara Arabe jehonë dekorimit të Ramës: Vlerësim për marrëdhëniet dypalëshe

January 13, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

FOTO/Arratisja e Altin Ndocit! Zbulohet “Audi”-n me të cilin u largua i paraburgosuri

January 13, 2026
Foltorja post-Non Grata, përtej një çështjeje gjyqësore!

Foltorja post-Non Grata, përtej një çështjeje gjyqësore!

January 13, 2026
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan në Bruksel: Takime me zyrtarë të lartë europianë

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan në Bruksel: Takime me zyrtarë të lartë europianë

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In