Kreu i shtetit ka uruar sekretarin e përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg për zgjatën e mandatit të tij në këtë post.
Nëpërmjet në mesazhi në profilin e tij në facebook, Meta i shpreh mbështetjen e plotë të Shqipërisë në misionin e rëndësishëm, atë të drejtimit të Aleancës përballë sfidave globale.
“Përshëndes rizgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke i uruar suksese zotit Jens Stoltenberg, e siguroj për mbështetjen time të plotë dhe të Shqipërisë, në përmbushjen e misionit të tij shumë të rëndësishëm në drejtim të Aleancës përballë sfidave dhe kërcënimeve të sotme globale“, shkruan Meta. /b.d