Kur na ndajnë vetëm pesë ditë nga zgjedhjet e 14 majit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet optimist për rezultatet.
Në një mesazh në ‘Facebook’ Meta thekson se fitorja do të jetë e padiskutueshme në bashkitë Tiranë-Durrës-Elbasan.
“Fitorja në trekëndëshin Tiranë-Durrës-Elbasan është e padiskutueshme.
Bashkë fitojmë!
#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #Shqipëria #Tirana #Elbasan #Durrës #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim”, shkruan Meta.
Reagimi i Ilir Metës vjen edhe pasi një sërë sondazhesh të publikuara nga kanalet televizive shqiptare flasin për një avantazh të dukshëm të Partisë Socialiste në shumë prej bashkive të Shqipërisë, përfshi Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.
Nderkohe qe ne te gjitha sondazhet e zhvilluar deti me tani, Meta eshte shpallujr politikani me ii papelqyer dhe me i urryer ne vend./m.j