• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: SHBA bëri shumë mirë që ja hoqi vizën Adriatik LLallës

by A R
06/02/2017 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mbështetje për heqjen e vizës amerikane nga ana e ambasadës së SHBA për kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe bashkëshorten e tij. Meta tha se SHBA bëri shumë mirë që i hoqi vizën Llallës nëse ka keqpërdorim të vizës.

“Vizat e USA? Unë shkoj edhe më larg, SHBA bënë shumë mirë që e kanë hequr për Llallën dhe bashkëshorten vizën. Nëse qëllimi ka qenë ai që bashkëshortja shkoi për të lindur atje me qëllim që fëmija të merrte shettësinë amerikane, atëherë të shkohet edhe më tej, shtetësia t’i hiqet edhe fëmijës”, tha Meta.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta konfirmoi mbështetjen ndaj Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla në lidhje me përplasjen e këtij të fundit me ambasadorin Lu për çështjen e propozimit të vetëm 3 emrave për KED nga 3 që do kishte ky institucion. Meta shprehu habi për deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu, duke u shprehur se ndoshta “ambasadori është dezinformuar”.

“Unë jam habitur të them të drejtën sepse në dijeninë time dhe Sekretares së Përgjithshme që ka drejtuar këtë proces, kandidatët e prokurorisë ishin të vetmit që plotësonin kriteret. Ambasadori ose mund të ketë informacion që e ka vetëm ai, ose është i dezinformuar”, deklaroi Meta.

Në lidhje me deklaratat e ambsadorit Lu se “Llalla ka penguar reformën në drejtësi”, Meta tha se kryeprokurori ka respektuar thjesht ligjin.

“Në qoftë se quajmë pengesë për reformën në drejtësi që kryeprokurori respektoi ligjin për KED kjo është çështje tjetër…”, tha Meta.

Madje ai më tej nuk nguroi të shkojë edhe më tej në mbështetjen që i dha kryeprokurorit teksa tha se mandati i ambasdorëve është i  përkohshëm.

“Mandati i ambasadorëve i përkohshëm 3-4 vjeçar. Kurse reforma për 20-30 vitet e ardhshme. Kështu që mendimet e ambasdorit janë të mirëpritura sigurisht dhe të argumentuara”, tha Meta.

Në lidhje me këtë çështje, për të cilën ambsadori deklaroi se “Llalla shkeli kushtetutën”, Meta tha se ka kërkuar informacione në rrugë institucionale. Ai u shpreh se nëse faktet ndryshojnë, atëherë do të ndryshojë qëndrim ndaj kryeprokurorit.

“Nuk jam bërë dhe nuk jam palë. Unë jam palë me transparencën. sidomos kur bëhet fjalë për një proces që ka ndodhur në Kuvendi, hedhja e shortit për KED. Dhe natyrisht derisa ngrihet një debat i fortë, qoftë edhe për shqetësimet nga një ambasador i nderuar si zoti Lu, dhe opinioni e përcjell këtë shqetësim me shumë interes, atëherë kam pasur për detyrë të bëj transparencë maksimale për procesin që kishte ndodhur, duke kërkuar të dhëna shtesë në mënyrë zyrtare nga prokuroria. Nëse prokuroria ka përjashtuar ndonjë prokuror nga kandidimi për KED që plotëson kriteret, atëherë unë do kem një qëndirm krejt tjetër ndaj Prokurorisë, ndaj Prokurorit”, tha më tej Meta.

Ai komentoi edhe përplasjen mes Prokurorisë dhe ILDKPKI, për serverin e kësaj të fundit. meta tha se ka thirrur në takim krerët e këtyre institucioneve nga të cilët tha se ka kërkuar bashkëpunim.

“Serveri i ILDKPI? Takova Ganajn, I kerkova edhe Kryeprokurorit te jene me bashkepunues me njeri tjetrin”, deklaroi Meta.

Shkarkimi i Manjanit:

Meta: Jam që qeveria të funksionojë në ekip. Manjani-Rama marrëdhenie e vështirë prej kohësh. Disa çështje të ngritura nga ai (Manjani) në publik nuk qëndrojnë, nisur edhe ato deklaratat për kanabisin. Këto çështje duhen ngritur në tryezën e koalicionit, në qeveri. Rruga institucionale dhe mosbërjes së surprizave të njëri-tjetrit forcon bashkëpunimin.

Debati për 71-in e ‘artë’ dhe koalicioni për 18 Qershorin…

Meta: Debatin për 71 votat nuk e kemi hapur ne, e ka hapur zoti Rama. Ai ka deklaruar se ne i kemi 71 votat pa LSI-në me aleatët e tjërë, por ne duam me LSI koalicion për shkak të reformave etj…

Është ende shumë larg për zgjedhjet e 18 Qershorit, e rëndësishme të ketë zgjedhje korrekte.

Do të përpiqem të flas nga fundi, në kuptimin që të dëgjohen forumet e LSI-së. Së dyti, do të synohet stabilitet i vendit. Është tepër herët, 18 Qerhsori është larg, edhe pse duket afër. Ka mjaft zhvillime të tjera. Ajo që na duhet është të menazhojmë me sa më shumë qetësi në mënyrë që vendi të shkojë në mënyrë sa më noamrle drejt zgjedhjeve.

/a.m.

Next Post
FOTOT e rralla/ Dasmat e Shqipërisë në vitin 1929

FOTOT e rralla/ Dasmat e Shqipërisë në vitin 1929

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

January 20, 2026
“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

January 20, 2026
“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

January 20, 2026
Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

January 20, 2026
Kush është ‘agjenti’ i Berishës brenda SPAK?/ Meçe: Mori pjesë në grupin e hetimit të 21 janarit dhe…

Fati i Irena Gjokës/ “Shteti grek në funksion të Berishës”, Meçe: Dokumenti i prodhuar! Nuk ka prova konkrete

January 20, 2026
“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

January 20, 2026
Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In