• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta sfidon dyshen Rama-Basha: Do marrin 71 mandate së bashku

by S M
19/05/2017 23:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka deklaruar sonte në emisionin Zonë e Lir♪7 se nuk ndjehet i shqetësuar nga pakti Rama-Basha dhe se mezi e ka pritur që opozita të hyjë zgjedhje. Ja disa nga pasazhet e intervistës së tij:
Pakti Rama-Basha

Ilir Meta ka dhene edhe disa nga arsyet, sipas tij, përse Lulzim Basha u tërhoq vetem dy dite me pare nga kerkesat e tij per qeveri teknike dhe pranoi marreveshjen e arritur me kryeministrin Rama.

“Ka bërë shumë mirë që është tërhequr, dëshiroj të them sepse në fakt duhet të ishte tërhequr një muaj më parë, më mirë vonë se kurrë, ndoshta ndienja e përgjegjshmërisë.

Sipas mendimit tim përvec faktorit ndërkombëtar, dhe mesazhit të SHBA, kanë qenë partitë aleate të PD, ata ishin shumë realist dhe e kuptonin, u dhanë disa garanci që asnjëherë më parë nuk i ishin dhënë një opozite dhe natyrisht s’mund të cohej më tej një krizë që mund të conte në përleshje me pasoja të paparashikueshme.

Reflektuan dhe kjo eshte nje gje shume e mire. Kjo nuk na ndihmon te kemi zgjedhjet qe duhet te kishim shume ceshtje te tjera duhet te ishin zgjidhur para nje viti”, tha Meta.

Kreu ne detyre i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ne nje moment qe po fliste per Sali Berishen, u pyet nga Arian Cani: “Si e le doktorin?”

“Nuk ishte ditë e lumtur për mua, por isha i detyruar…ne jemi ndarë shumë mirë, për arsye politike më pas mund të ketë pasur qëndrime dhe deklarata por unë kam konsideratë të vecantë”, tha ai.

Takimi me Berishën

Meta, ka komentuar ne studion e Arian Canit edhe kafen qe ka pire te enjten me Sali Berishen, ne nje kohe kur Rama dhe Basha ishin te mbyllur ne Pallatin e Kongreseve per te formuluar me detaje marreveshjen politike qe i dha fund krizes.

“Doktori është pika ime e dobët dhe pika ime e fortë, në kuptimin pozitiv, së dyti ajo ditë ka qenë fare normale, kam ngrënë një drekë në katin 21 dhe natyrisht kam pasur edhe kënaqësinë të përshëndetem me doktorin.

C’rëndësi ka i shkova, shkoi. Kam vlerësuar rolin e tij në zgjidhjen e kësaj krize se të jemi të sinqertë doktori ka pasur rolin e tij pozitiv. Diskutuam për datën e zgjedhjeve se ishte vendosur”, tha Meta.

Ilir Meta ka bere gjithashtu nje deklarate te forte ne studion e Arian Canit, kur ky i fundit po e pyeste per koalicionet paszgjedhore.

Nen ze, Meta ka thene “71 me PD­”, duke iu referuar PS­ dhe deklarates se Rames, por qe nuk eshte degjuar mirë dhe per kete, Cani i kerkoi ta perseriste.

“Thuaje dhe nje here, the 71 me PD­?”, tha Cani dhe Meta e konfirmoi me te qeshur. Rama tha sot nga Korca se LSI dhe PD duan te dalin force e pare, por PS do ta nise me 71 deputete pas zgjedhjeve.

Lista e LSI për Tiranën është “Republika e Re”

Ilir Meta tha se deri ne zgjedhjen dhe betimin si presidenti i vendit, do te kontribuoje per LSI­ne, si anetar i saj, dhe do te shkoje ne takimet elektorale ne Tirane per te bere thirrje per vota per kandidatet e prezantuar ne listat e saj per deputete.

Ai ka permendur edhe nje shprehje qe ka çuditur, “republika e re”, per listen e Tiranes. “Tani jam anëtar i LSI, do shkoj të them votoni Klajdën, Kejdin, Ardit Çelën, listën e Tiranës, se kjo është tamam Republika e Re, merreni shikojeni listën e Tiranës, dhe ju bëj thirrje të gjithë partitë që kanë njerëz të rinj t’i cojnë në Parlament që të mos zihen më që jo ka qenë i dënuar etj. Të zgjidhen këto probleme”

 

Next Post

Kamioni del nga rruga, humb jetën 24-vjeçari, rëndë një 20-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

March 27, 2026
Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

March 27, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In