• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta rrëfehet në SPAK për “21 janarin”/ Fatos Klosi: Për mua është mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën

by Os De
18/12/2025 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta dëshmoi sot vullnetarisht në SPAK për ngjarjet para dhe pas 21 janarit 2011. Ish-presidenti u mor në pyetje për disa orë nga prokurori Alfred Shehu.  Meta mësohet se ka thënë se shërbimet e huaja ishin në dijeni të dhunës së planifikuar nga organizatorët.

Meta, në atë kohë zëvendëskryeministër, ishte edhe arsyeja e protestës popullore, pas përgjimit të publikuar nga Dritan Prifti dhe ryshfeteve të kërkuara nga shefi i tij politik.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se Meta është paraqitur në SPAK për të ndihmuar Sali Berishën.

Deklarimet e Ilir Metës sipas Klosit janë një mashtrim i pastër, ndërsa shtoi se shërbimet partnere nuk njoftojnë asnjëherë kryeministrin apo ministrin, por partnerin e tyre në Shqipëri, siç është SHISH.

“Nuk ma merrte mendja, me hallet që ka ai përpiqet të ndihmojë edhe Berishën si aleatë qe e ka dhe e kishte dhe atëherë më 21 janarin. Për mua është mashtrim i pastër. Shërbimet partnere nuk flasin me kryeministrin apo me ministrin, por ata kanë një partner që është shërbimi informative dhe mund ta përdoret inflamacionet. Nuk justifikohet. është e ndalura me ligj që të qëllohet drejt Turmës. Krimi shtetëror duhet t’i shkohet deri në fund”, tha ai.

Ai pohoi se Meta ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për të justifikuar veprimet e Berishës, por pavarësisht përpjekjeve, ai theksoi se Berishën nuk e mbron dot përballë “krimit shtetëror” ku katër qytetarë u vranë para godinës së kryeministrisë.

“Ata ushtarët dhe oficerët të gardës nuk e bënin dot pa urdhër. Ata që kanë dhënë urdhër, ata që sajuan atë ngjarje, që përfundoi me katër të vrarë dhe nuk e di për sa të plagosur, është një ngjarje më e rënda që ka ndodhur. Ai ka shkuar aty për të ndihmuar Sali Berishën, jo prokurorinë. Ai ka shkuar atje për ta justifikuar në njëfarë mënyrë, sepse nuk e mbron dot. Ata janë të akuzuarit. Unë shpresoj që të dalë e vërtetë, është e vështirë sigurisht. Procesi i hetimit u sabotua që në filli, Tani është vonë, por nuk është e pamundur. Me vërtet është fshirë serveri i kryeministrisë, por unë jam i sigurt që Basha ministër i Brendshëm i asaj kohe nuk kishte këllqe për të dhënë urdhër për të vrarë, por nga kryeministri i kohës.

Ka plot njerëz që  janë dëshmitarë, punonjës të Gardës, që mund të thonë të vërtetën. Kam përshtypjen se nuk ka ditur gjë i shkreti. Berisha u tall me Topin dhe me kryeprokuroren e përgjithshme. Ai i mundi ata, sepse ishte i plotfuqishëm, sepse presidentin ata e zgjodhën.

Bamir Topi mbajti një qëndrim të drejtë, në përputhje me ligjin, ndërkohë Berisha, që është fajtori kryesor bëri ç’është e mundur për të gënjyer. Deri sa Gardën e mbajtën tre ditë në kryeministri, dhe në këto ditë…Këto janë indice që tregojnë se duhet luftuar më shumë për prova. Shpresa ime është tek njerëzit. U gjuajt kur njerëzit ishin shpërndarë. “, tha ai.

Next Post
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Kaosi dhe dhuna e deputetëve të PD në Kuvend, Shehi: Zhurmë dhe skenë e përsëritur që nuk ka rezultat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In