• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta rikthen në vëmendje Mujo Ulqinakun, dekoron mikun e tij dhe tregon historinë

by A R
17/01/2020 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka çmuar sot Dëshmorin e Atdheut Hamit Dollani (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

Në fjalën përshëndetëse në ceremoninë solemne të organizuar në Presidencë, Meta tha: “Jam i privilegjuar të nderoj sot me Dekoratën e Artë të Shqiponjës një figurë emblematike dhe të shquar të rezistencës Antifashiste, Dëshmorin e Atdheut, Hamit Dollani.”

Përveç kësaj, Meta tregoi historinë e Hamit Dollanit, që ra në krah të Mujo Ulqinakut.

Kush është Hamit Dollani  

Hamit Dollani është një nga dëshmorët e parë të rezistencës Antifashiste, i cili ra heroikisht përkrah mikut të tij Mujo Ulqinaku, në Durrës më 7 prill 1939, kundër pushtuesve italianë.

Së bashku me mikun e tij të ngushtë, Mujo Ulqinakun, organizuan rezistencën, duke qëndruar heroikisht për orë të tëra në dy katet e Kullës së Durrësit.

Rezistenca e forcave shqiptare ishte e pashembullt edhe pse përballë kishin një nga ushtritë më të mëdha të kohës.

Hamit Dollani nuk arriti të mbante premtimin ndaj fëmijëve të tij se do kthehej në shtëpi, por heroizmi dhe sakrifica e tij do shkruante historinë krenare të qëndresës dhe përballjes së popullit shqiptar kundër pushtuesve fashist, duke shërbyer si një shembull frymëzimi më pas për Luftën Anti-Fashiste Nacional Çlirimtare që do të fillonte.

Hamit Dollani njihet dhe si dëshmori i parë që ra në fushën e betejës kundër fashizmit dhe si një ndër dëshmorët e parë të Europës Juglindore në Luftën e Dytë Botërore.

Ai ishte një nga bijtë e thjeshtë të këtij vend, të cilin ndërgjegjja kombëtare dhe atdhedashuria e dërgoi në llogoren e parë të luftës.

Historia jonë është e mbushur me shembuj aktesh heroike si kjo e Hamit Dollanit. Ndaj është shumë e rëndësishme që sakrificat sublime të dëshmorëve tanë të njihen dhe të vlerësohen akoma më shumë nga brezat e rinj.

Kjo histori nuk duhet harruar kurrë! Është një histori guximi dhe trimërie, qëndrese dhe liridashëse, e cila na bën krenarë të gjithë shqiptarët dhe duhet t’i bëjë krenarë edhe brezat që do të vijnë.

Ndaj dëshiroj të falënderoj nga zemra Shoqatën Atdhetare Kulturore “Gramshi” për kontributin e saj në vlerësimin e figurës së Hamit Dollanit dhe për faktin që mban gjallë në memorien tonë kolektive historinë dhe sakrificat e dëshmorëve tanë.

/a.r

Next Post
Pas kërkesës nga Prokuroria, kryebashkiaku i Mallakastrës merr vendimin e menjëhershëm

Pas kërkesës nga Prokuroria, kryebashkiaku i Mallakastrës merr vendimin e menjëhershëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In